LAJMI I FUNDIT:

Deda: Udhëheqja e Kosovës po e kërcënon sigurinë e vendit

Deda: Udhëheqja e Kosovës po e kërcënon sigurinë e vendit

Deputeti i pavarur, Ilir Deda, ka kritikuar udhëheqjen aktuale të Kosovës, e cila, sipas tij, për synime afatshkurta dhe joracionale po e kërcënon sigurinë e Kosovës dhe partneritetin me Aleancën Euro-Atlantike.

Deda, me këtë rast ka përmendur edhe dështimet që kjo udhëheqje që i ka sjellë Kosovës.

Këto pikëpamje deputeti Deda i ka shfaqur në profilin vet të Facebokut:


“Nuk është pyetja a jemi për Ushtri – se të gjithë jemi për. Por, 18 vjet pas bombardimeve të Serbisë nga NATO, Serbia është në Partneritet për Paqe, dhe Ushtria e ShBA ka bashkëpunim të thellë me Ushtrinë e Serbisë. A duam që Ushtria jonë të mos ketë bashkëpunim me Ushtrinë e ShBA dhe NATO-n?

Udhëheqësia aktuale për synime afatshkurta dhe joracionale po e kërcënon sigurinë e Kosovës duke na e rrezikuar partneritetin me aleancën Euro-Atlantike. A i harruam rezultatet e kësaj mendësie: -fusnotën; bashkësinë e komunave serbe; dështimin në UNESCO; demarkacionin e keq; izolimin e Kosovës; Gjykatën Speciale; shkatërrimin e ekonomisë; kapjen e shtetit?”