LAJMI I FUNDIT:

Decentralizimi, ka zhvillime pozitive

Decentralizimi, ka zhvillime pozitive

Procesi i Decentralizimit në Kosovë, ka zhvillime pozitive. Kështu vlerësoi ministri i Administrimit të Pushteti Lokal, Sadri Ferati në një konferencë me gazetarë.

Ministri Ferati, gjithashtu tha se ka një interesim të shtuar të pakicave serbe për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Ndërkohë, ai u ka bërë thirrje përfaqësuesve të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Serbisë që të bëhen partnerë serioz në procesin e decentralizimit, i cili sipas tij ka për qëllim përmirësimin e kualitetit të jetës së qytetarëve të vendit.

Edhe ministri Ferati është i vetëdijshëm se pika me e nxehtë e tërë këtij procesi është Mitrovica veriore që sipas tij ka shënuar trend pozitiv. Mitrovica veriore sipas pakos së Ahtisarit është njëra nder komunat që do të formohet me decentralizim.


Procesi i formimit të komunave të reja, i cili parashihet me Pakon e Ahtisaarit, do të formësohet pikërisht ne ditën e mbajtjes së zgjedhjeje lokale në vend. /rtv21/