Qeveria e Kosovës filloi gjatë kësaj jave dëgjimet publike lidhur me hartimin e ligjit për financimin e partive politike, një çështje kjo që ka ngritur vazhdimisht shqetësime të autoriteteve ndërkombëtare për mënyrën e financimit të tyre.
Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, thotë se transparenca në financimin e partive politike është me rëndësi thelbësore për një demokraci që funksionon mirë dhe sundim të ligjit. Ai thotë se miratimi dhe zbatimi i këtij ligji do të varet nga konsensusi i gjerë politik, duke u bërë thirrje përfaqësuesve të partive politike që të përfshihen në diskutime për këtë ligj.
“Financimi i partive politike është me të vërtetë një fushë që ka nevojë për një reformë urgjente dhe gjithëpërfshirëse për të rritur transparencën, përgjegjshmërinë dhe efektivitetin në auditimin e raporteve financiare të partive politike, si dhe në zbatimin e sanksioneve. Legjislacioni i ri do të kontribuojë po ashtu për rritjen dhe avancimin e reformës ligjore në luftën kundër korrupsionit. Këto janë pikat kyçe që Kosova duhet të ndërmarrë pa asnjë vonesë për të rritur besimin e qytetarëve tek partitë politike dhe proceset zgjedhore”, tha ai duke nënvizuar se partitë politike janë shtylla e demokracisë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ngriti shqetësimin për lidhjet ndërmjet bizneseve të mëdha me partitë politike.
“Ne vërtetë shpresojmë që në këto parime të kemi konsensus ndërpartiak, sepse është për të mirën e përgjithshme dhe nuk mund të lejojmë që rezultatet e zgjedhjeve, e më pastaj edhe qeverisja, të përcaktohen nga korporatat”, tha ai, raporton voa.
Vëzhguesit thonë se lidhja ndërmjet partive politike dhe bizneseve ndodh posaçërisht në kohën e fushatave për zgjedhje, ku bizneset financojnë partitë politike e këto favore pastaj kthehen me tendera të ndryshëm të institucioneve.
“Pra kemi një lloj klientelizmi që është krijuar mes bizneseve dhe partive politike që unë ta financoj ty fushatën, unë ta financoj aktivitetin politik e prandaj kur ti vjen në pushtet ose e ruan pushtetin duhesh të ma kthesh përmes tenderëve publik. Pra kjo është goxha e shprehur në vlera shumë të mëdhaja prandaj mendoj që ky ligj duhet të trajtoj edhe këtë problem”, tha Arton Demhasaj nga organizata Çohu.
Arton Demhasaj nga organizata “Çohu” thotë se pikat kryesore që duhet pasur parasysh për ligjin për financimin e partive politike është rritja e nivelit të transparencës për mënyrën e financimit të partive politike dhe njëkohësisht si i shpenzojnë paratë.
“Pra me i obligu partitë politike në baza periodike me i deklaru pasqyrat financiare qoftë 3 mujore apo gjashtë mujore apo në baza një vjeçare pastaj me u rregullu çështja e auditimit të financave të partive politike pra që mos me mbetë në terr kjo çështje, por me pas një pasqyrim real dhe një auditim real të financave të tyre. Pastaj çështja e donacioneve të jashtme, me pas kufizime ose sa kanë të drejtë partitë politike të marrin nga jashtë financa edhe çështja tjetër që është më kryesorja financimi i fushatave zgjedhore. Pra aty me pas një transparencë dhe llogaridhënie më të madhe të partive politike se ku i marrin paratë dhe si i shpenzojnë ato që i kanë“, tha ai.
Vëzhguesit thonë se transparenca e partive politike për mënyrën e financimit të tyre do të ndikonte edhe në një qeverisje më të përgjegjshme.
Përfaqësuesit ndërkombëtarë kanë shprehur vazhdimisht shqetësimin për mos kontrollimin e financave të partive politike, transparencën mbi donacionet dhe shfrytëzimin e tyre, që është edhe një nga kushtet që Kosova duhet të përmbushë drejt integrimeve evropiane.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës