Nënkryetri i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti, iu ka thënë liderëve të opozitës se duhet të bisedohet edhe me ekspertët më të mirë që ka Kosova, për demarkacionin.
“A mundemi me u ule e me biseduar dhe t’i marrim ekspertët më të mirë që i kemi në Kosovë, edhe me pa se Kosovës nuk iu është marrë asnjë pjesë e territorit nga askush”, tha Haliti, në debatin e emisionit “Jeta në Kosovë”.
Por, deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi i ka thënë Halilit se “nëse do të bisedoni me neve, ju duhet të heqni dorë nga marrëveshjet që opozita i ka kontestu”.
“Nuk mundeni me biseduar me ne pa hequr dorë prej asaj. Nuk shkojnë të dyja. Duhet të heqin dorë nga marrëveshjet që janë nënshkruar”, tha Selimi.
Ndërsa, Xhavit Halili, i është përgjigjur Selimit, se tash mund të shkojnë te zonja Mogherini dhe t’i thuhet se po e tërheqim marrëveshjenënshkruar.
“As ti, as Kryeministri Mustafa as unë nuk mundemi të shkojmë te zonja Mogherini e t’i themi se unë e kom nënshkruar atë marrëveshje dhe tash duhet me u tërheq”, është përgjigjur Halili.
Ndërsa deputetja nga radhët e AAK-së, Teuta Haxhiu tha se AAK-ja do të pranonte të bisedonte më pozitën, “por si të bisedojë kur as një marrëveshje që është arritur në Bruksel nuk është duke u zbatuar nga Serbia”.
Sa i përket të rastit të sotëm që Rexhep Selimi u ndesh me njërin nga pjesëtarët e sigurimit në hyrje të Kuvendit, ai tha se “nuk e kam ofenduar sigurimin, vetëm i kam thënë të mos vazhdojë se mënyra e tij e bastisjen ka qenë jo etike”.
“Asnjëherë nuk e kemi kundërshtuar bastisjen trupore që na u është bërë, ndonëse i kanë kaluar normat etike. Nuk e kam ofenduar sigurimin, vetëm i kam thënë të mos vazhdoj se mënyra e tij e bastisjes ka qenë jo etike”, është shprehur Selimi.
Në pyetjen e Teuta Haxhiut të bërë Xhavit Halilit, se “A ju ka pyetur juve dikush kur jua ka pru kufirin pikërisht në katundin prej nga vini ju?”.
Haliti është përgjigjur se asnjë milimetër nuk është shkelë.
“Asnjë milimetër nuk është shkel, në pjesën e Rusolisë ku është bjeshka e vendit”, tha ai.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!