LAJMI I FUNDIT:

De Brichambaut: OSBE merr direktiva vetëm nga UNMIK-u

De Brichambaut: OSBE merr direktiva vetëm nga UNMIK-u

Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, Marc Perrin de Brichambaut, në një intervistë për BBC ka thënë se organizata e tij nuk ka marrë ndonjë sinjal se në Kosovë do të mund të mbahen zgjedhjet serbe. Ai tha se organizata e tij funksionon brenda UNMIKU-t dhe merr kërkesa vetëm nga UNMIK-u.

I pyetur nëse OSBE-ja ka filluar përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, siç duan autoritetet e Beogradit, de Brichambaut ka thënë se OSBE-ja në Kosovë vepron në kuadrin e UNMIK-ut.

“Ajo është një nga shtyllat në strukturën e UNMIK-ut dhe tradicionalisht ne kemi pasur shumë rol në bashkëpunimin me Komisionin Qendror Zgjedhor të Kosovës në përgatitjen e konsultimeve për procesin zgjedhor. Unë do të çuditesha nëse ne marrim një kërkesë të tillë (për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë) në këtë moment, për arsye që merren me mend”, ka thënë ai.