Data e negociatave, kërkohet sinjal pozitiv për Maqedoninë e Veriut
Bashkimi Evropian duhet të dërgojë sinjal të qartë pozitiv për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë gjatë muajve të ardhshëm, ka deklaruar shefi i diplomacisë së Sllovakisë Mirosllav Llajçak. Në mungesë të këtij sinjali, Llajçak parashikon rreziqe për BE-në.
“Është e nevojshme të gjendet një konsensus i ri për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të përmirësohet politika e zgjerimit dhe të përgatitet Samiti i majit. Shpesh i përmbahemi strategjisë së komunikimit por duket se harrojmë se njerëzit në Ballkanin Perëndimor i lexojnë nuancat e sinjaleve që dërgojmë”, pohoi Mirovsllav Llajçak, ministër i Jashtëm i Sllovakisë.
Këto komente Llajçak i bëri në Konferencën për sfidat strategjike të Bashkimit Evropian në Ballkanin perëndimor, në Berlin.
Po Berlini zotohet se punon në këtë drejtim. Kancelarja gjermane Angela Merkel në konferencën e përbashkët për media me Presidentin kroat Andrej Plenkoviq, një ditë më parë, deklaroi se kërkohet një zgjidhje e cila mund të prezantohet që në Samitin e marsit.
“Sa i takon Presidentit Makron, Andrej Plenkoviq ka folur i fundit me të. Meqë nuk arritëm pajtim në Samitin e tetorit, tani duhet të shohim a mund të bëjmë ndonjë gjë në Samitin e marsit. Bisedimet në këtë temë vijojnë”, tha Angela Merkel.
Samiti i Këshillit Evropian është caktuar për më 26 dhe 27 mars. Pak javë më vonë, në fillim të muajit maj, në Zagreb do të mbahet Samiti për Ballkanin Perëndimor. Në të njëjtën kohë, Komisioni Evropian pritet të vërtetojë metodologjinë e re të zgjerimit të BE-së. Edhe pse kishte pritshmëri të mëdha, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk arritën të marrin datë për fillimin e negociatave as në qershor dhe në tetor të vitit të kaluar./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
LDK-ja me tubim në Degën e Dytë në Prishtinë, Lumbardh Salihu: Nuk ka asnjë dyshim se ndryshimi po ndodh!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova