LAJMI I FUNDIT:

Darka e kabinetit të Kurtit me shampanjë, biftek e salmon, vjen reagimi i qeverisë

Darka e kabinetit të Kurtit me shampanjë, biftek e salmon, vjen reagimi i qeverisë

Pas publikimit të shpenzimeve te zyrës së kryeministrit Albin Kurti në një darkë, ku sipas fakturës së siguruar në këtë darkë u shpenzuan hiç më pak se 375 euro, ka reaguar Qeveria e Kosovës. reaguar

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, përmes llogarisë së tij në Facebook, tha se kjo darkë ishte darkë pune në kuadër të vizitës zyrtare në Kosovë të Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak dhe njëherit i dërguar i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

“Për të dhënë kontekstin e munguar në artikullin mbi atë shpenzim (375€), njoftojmë se darka e datës 31 maj 2021, ishte darkë pune në kuadër të vizitës zyrtare në Kosovë të Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialogun dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak dhe Zëvendësndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, njëherit i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer”, tha Kryeziu.


‘Darka e Vonë’ e kabinetit të Kurtit me ushqime deti, verëra e shampanjë italiane, në vlerë rreth 400 euro
Lexo po ashtu ‘Darka e Vonë’ e kabinetit të Kurtit me ushqime deti, verëra e shampanjë italiane, në vlerë rreth 400 euro

Tutje ai ka listuar të pranishmit në këtë darkë.

“Kryeministri Kurti, Presidentja, Vjosa Osmani, Miroslav Lajçak, Matthew Palmer, Philip Kosnett, Donika Gërvalla, Besnik Bislimi dhe Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog”, shkroi Kryeziu.

Ndërkaq, Oktapod, levrek, salmon e biftek të shoqëruar me verëra vendore e shampanjë italiane kishin qenë pjesë një darke të Zyrës së Kryeministrit Kurti.

Darka e 31 majit ishte ngrënë më vonë se zakonisht.

Sipas faturës që është shpenzuar në emër të Zyrës së Kryeministrit, darka ishte paguar në ora 22:51./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Kalo në kategori