LAJMI I FUNDIT:

Dardani: Kundërshtarët më frikësohen

Dardani: Kundërshtarët më frikësohen

Basketbollisti më i mirë në Kosovë, Dardan Berisha, në një intervistë për Telegrafin ka folur rreth sfidës gjysmë-finale kundër Galil Gilboas, për kundërshtarët e tij, për presionin që ndjen, dhe shumë gjëra tjera.

Tashmë dihet se Sigal Prishtina me 25 prill do të zhvillojë ndeshjen gjysmëfinale të Ligës Ballkanike kundër Galil Gilboas, skuadër kjo me të cilën një herë fitoi dhe një herë humbi gjatë pjesës së rregullt të sezonit.

Telegrafi: Sa jeni të përgatitur për përballjen me Galil Gilboan dhe cilat mendoni se janë përparësitë tuaja në këtë ndeshje?
Berisha: Jemi duke u përgatitur më shumë për ta përmirësuar lojën tonë, sepse kemi kohë për t’u përgatitur për ata, mirëpo besoj se Galili është kundërshtari më i vështirë që ka mundur të na binte në short. Do të jetë një lojë shumë e vështirë, ndërsa përparësia jonë më e madhe është fusha vendëse dhe tifozët tanë që nuk dyshoj se do të vijnë për të na përkrahur maksimalisht, ashtu siç kanë bërë deri më tani", theksoi Dardani për Telegrafin.

Telegrafi: Në një ndeshje kaq të vështirë, të gjithë sytë e kosovarëve janë të kthyer nga ju, sepse ju jeni shpresa më e madhe e tyre. A ndjen presion të madh për këtë gjë?
Berisha: Presioni normalisht se është i madh, mirëpo ne duhet të përballemi me këtë sepse jemi profesionalistë dhe e di se unë dhe bashkëlojtarët e mi do të japim 100% nga vetja për të fituar.


Sa më përket mua, normalisht që është presion i madh dhe në përgjithësi edhe kundërshtarët në ndeshjet e fundit po luajnë ndryshe ndaj meje në mbrojtje, mirëpo besoj se ne kemi edhe lojtarë tjerë që janë shumë cilësorë dhe do ta shfrytëzojnë këtë situatë për ta vendosur lojën", shtoi Berisha.

Telegrafi: Nga tre kundërshtarët (Galil Gilboa, Levski, Ballkan), cili mendon se është më i vështiri për t’u mposhtur?
Berisha: Mendoj se të gjithë kundërshtarët janë shumë cilësorë dhe nuk kanë arritur rastësisht në "Final-Four", kështu që me secilin kundërshtarë do të jetë vështirë, por edhe ata do ta kenë të vështirë me neve.

Për fund, besoj se do të jetë një spektakël i madh, klubi i Prishtinës edhe njerëzit që angazhohen aty kanë kryer një punë të shkëlqyer deri më tani, e sidomos me organizimin e "Final-Four", që besoj pa pikë dyshimi se e kemi merituar ne lojtarët, dashamirët dhe në veçanti tifozët. Besoj se kjo gjë është e mirë për basketbollin e Kosovës dhe afirmimin e tij", përfundoi Berisha. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Liga e Kampionëve
U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

Ligat tjera
Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutale ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj Espanyolit

Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutale ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj Espanyolit

La Liga
Inteligjenca artificiale në rolin e trajnerit për ekipin norvegjez përfundoi si më keq: Portieri realizoi rivënie anësore dhe nëntë lojtarë në sulm

Inteligjenca artificiale në rolin e trajnerit për ekipin norvegjez përfundoi si më keq: Portieri realizoi rivënie anësore dhe nëntë lojtarë në sulm

Ligat tjera
Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

La Liga
Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

La Liga
Kalo në kategori