LAJMI I FUNDIT:

Danimarkë, bllokimi i pjesshëm shtrihet në të gjithë vendin

Danimarkë, bllokimi i pjesshëm shtrihet në të gjithë vendin

Masat e bllokimit të pjesshëm në fuqi në dy të tretat e komunave daneze, përfshirë qytetet më të mëdha, do të shtrihen në të gjithë vendin, me synim frenimin e rritjes së rasteve të reja, njoftoi sot qeveria daneze.

“Bllokimi i pjesshëm do të shtrihet në të gjithë vendin”, shkroi në Facebook ministri i Transportit, Benny Engelbrecht.

“COVID-19 ka fituar shumë terren në Danimarkë. Shkalla e infektimit është shumë e lartë dhe numri i shtrimeve në spital po rritet gjithnjë e më shumë”, shtoi ai.


Të vendosura më 7 dhjetor, fillimisht, masat antiCOVID-19 kishin të bënin vetëm me Kopenhagën dhe rrethinat e saj, para se të shtriheshin për herë të parë të enjten në 31 bashki të reja.

Në pjesën tjetër të vendit, ato do të hyjnë në fuqi nga e mërkura në orën 16:00 dhe do të jenë në fuqi deri më 3 janar.

Autoritetet shëndetësore regjistruan sot një numër rekord të rasteve në 24 orë në mbretërinë me 5,8 milionë banorë, që tani i tejkalojnë 116 000 rastet. /ATSH/

Në trend Botë

Më shumë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori