Nga rreth 4,700 vetë tani, ky numër duhet të shkojë në 7,500 vetë.
Prandaj ministri danez i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen, tha se duke nisur nga vitit 2026 gratë duhet të kryejnë shërbimin e detyruar ushtarak në të njëjtat kushte si burrat.
Ai tha se nëse për shërbimin e detyruar ushtarak nuk paraqiten një numër i mjaftueshëm vullnetarësh, gratë mund të rekrutohen edhe me detyrim.
Sipas këtij vendimi, femrat që mbushin 18 vjeç pas 1 korrikut të këtij viti mund të rekrutohen për shërbim ushtarak gjatë vitit 2026.
“Barazia është e mirë dhe rrit mundësinë e ndërtimit të fuqisë luftarake në mbrojtjen daneze”, i tha ministri për të përditshmen daneze Jyllands-Posten.
Në Danimarkë shërbimi i detyrueshëm ushtarak zbatohet deri tani vetëm për burrat e moshës 18 vjeç e lart.
Për gratë deri sot shërbimi ushtarak nuk është i detyrueshëm, por ato mund të regjistroheshin vullnetarisht për të marrë pjesë në këtë shërbim. Gratë përbëjnë 25 për qind të rekrutëve të ushtrisë daneze.
Edhe pas ndryshimeve do të vazhdojë të zbatohet parimi që për shërbimin e detyruar ushtarak nuk do të rekrutohen detyrimisht të gjithë personat e moshës 18 vjeç e lart.
Dhe meqënëse se ka mjaft vullnetarë, jo të gjithë të rinjtë dhe të rejat do të thirren për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, por përzgjedhja e tyre do të bëhet me short.
Vitin e kaluar u vendos që duke filluar nga gushti 2026 shërbimi i detyruar ushtarak në Danimarkë të zgjatet nga katër në njëmbëdhjetë muaj.
“Një shërbim ushtarak më i fuqishëm, i cili gjithashtu merr parasysh barazinë gjinore, do të na ndihmojë të kapërcejmë sfidat në politikën e sigurisë”, u shpreh asokohe ministri i Mbrojtjes Poulsen.
Me këtë vendim Danimarka bëhet vendi i dytë i BE-së ku ekziston rekrutimi i grave për shërbimin e detyruar ushtarak.
Një ligj i tillë është në fuqi në Suedi që nga viti 2017. Në Norvegji, e cila është anëtare e NATO-s, por jo e BE-së, gratë duhet të kryejnë gjithashtu shërbim ushtarak. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kush do të jetë Papa i ardhshëm? Kandidatët kryesorë në një garë të paparashikueshme

Washinton Post detajon propozimin e SHBA për Ukrainën, duke përfshirë njohjen e Krimesë si ruse

Pas shpërthimit të fuqishëm në njërën prej fabrikave më të mëdha të armëve të Putinit, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në rajonin rus

Jeta përtej Tokës: Mund të jemi në prag të zbulimit më të madh në histori

Forcat ukrainase shkatërrojnë kamionë rusë, artileri dhe autoblinda në frontin e Kramatorskut

Po tentonin të fitonin terren, ukrainasit zënë rob një grup të ushtarëve rusë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Kush do të jetë Papa i ardhshëm? Kandidatët kryesorë në një garë të paparashikueshme

La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë