LAJMI I FUNDIT:

Danimarka do të ofrojë “pajisje shtëpiake për vet-testim”, për coronavirusin

Danimarka do të ofrojë “pajisje shtëpiake për vet-testim”, për coronavirusin

Danimarka do të fillojë të ofrojë “pajisje për vet-testim” për të mbledhur mostra për të testuar mundësinë e prekjes nga coronavirusi, në mënyrë që të marrë një pamje më të mirë të përhapjes së tij, thanë të mërkurën autoritetet shëndetësore.

“Në këtë situatë kemi sfidën që njerëzit që kanë infeksione të rrugëve të frymëmarrjes nuk duhet të shkojnë në spital”, tha Tyra Grove Krause nga agjencia shëndetësore SSI për AFP, përcjell Telegrafi.

Siç bëhet e ditur, SSI, e cila funksionon nën ministrinë e shëndetësisë, është përgjegjëse për mbikëqyrjen e sëmundjeve infektive.


Ndërsa Grove Krause, kreu i njësisë së epidemiologjisë infektive dhe parandalimit në SSI, tha që materialet e testimit do të dërgoheshin në klinikat shëndetësore lokale në të gjithë vendin, shkruan TheLocal.dk.

Pacientët që kontaktojnë klinikën në lidhje me simptomat e frymëmarrjes mund të kenë një test, të marrin një mostër në shtëpi për t’i dhënë klinikës, e cila më pas do ta përcjellë atë në një laborator.

Sidoqoftë, ndërsa numri i rasteve ka filluar të rritet, vendi vendosi javën e kaluar të ndalojë testimin e rasteve të buta, dhe në vend të kësaj të përqendrohet në ato me simptoma të rënda.

Ndryshe, që nga e mërkura, Danimarka kishte 1.092 raste të konfirmuara dhe katër vdekje.

Danimarka po zbaton gjithashtu masa për distancimin shoqëror, duke përfshirë ndalimin e tubimeve të më shumë se 10 personave dhe mbylljen e shkollave dhe bizneseve për të frenuar infeksionet.

Autoritetet shpresojnë që sistemi i ri të funksionojë dhe se do të fillojë brenda javës tjetër. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Azia
Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

Amerika
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Gjykatësi urdhëron sërish administratën Trump të mos i bllokojë fondet e USAID-it

Gjykatësi urdhëron sërish administratën Trump të mos i bllokojë fondet e USAID-it

Amerika
Kalo në kategori