LAJMI I FUNDIT:

Danimarka bëhet vendi i pestë në Evropë që ndalon burkën, 157 deri në 1,570 dollarë gjoba për personat që nuk e respektojnë ligjin

Danimarka bëhet vendi i pestë në Evropë që ndalon burkën, 157 deri në 1,570 dollarë gjoba për personat që nuk e respektojnë ligjin

Danimarka është vendi i pestë në Evropë që ka votuar ligjin për të ndaluar mbulimin e plotë të fytyrës së femrave myslimane.

Ky ligj është miratuar me 75 vota pro dhe 30 kundër, i cili është propozuar nga partnerët e koalicionit qeverisës, transmeton Telegrafi.

Me këtë ligj ndalohet mbulimi i plotë i fytyrës, përveç në raste të caktuara kur është shumë ftohtë apo dëshirojnë të mbrojnë fytyrën derisa ngasin motoçikletën me shpejtësi të madhe.


Politikanët e këtij vendi insistojnë se ky ligj nuk ka për qëllim ta prekë ndonjë fe, ndërkaq Ministri i Drejtësisë, Soeren Pape Poulsen, ka deklaruar se do të jenë policët ata që do ta vlerësojnë situatën nëse është shkelur ligji apo jo, që pritet të hyjë në fuqi nga 1 gushti.

Të gjithë personat që nuk e respektojnë këtë urdhër rrezikojnë të dënohen nga një mijë kruna (157 dollarë) e deri më 10 mijë kruna (1,570 dollarë) apo me gjashtë muaj burgim.

Ndërkaq, personat që i detyrojnë të tjerët të mbulojnë fytyrën duke i kërcënuar, mund të dënohen deri në dy vite burgim.

Danimarka ka shkuar hapave të Francës, Austrisë, Belgjikës dhe Bullgarisë, që kanë miratuar këtë ligj që ndalon mbulimin e plotë të fytyrës së femrave të besimit islam. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Evropa
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Bosnja
Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Evropa
Kalo në kategori