LAJMI I FUNDIT:

Danillovski: Omicron është fillimi i fundit të pandemisë

Danillovski: Omicron është fillimi i fundit të pandemisë

“Omicron është fillimi i fundit të pandemisë”, tha për “Kanal5” epidemiologu Dragan Danillovski.

Danillovsi thotë se izolimi nuk i nevojitet më askujt përveç profesionistëve shëndetësorë deri në 5 ditë.

“Të gjithë ata që janë asimptomatikë ose me pasqyrë të lehtë janë të lirë të punojnë, ndërsa ata që kanë simptoma më të theksuara shkojnë në mjekim shtëpiak. A mund të pranojmë që gjysma e vendit të shkojë në izolim? Mendoj se edhe nxënësit duhet të heqin maskat për ambiente të mbyllura.


Në të njëjtën kohë, certifikatat janë diçka e pakuptimtë në këtë mjedis ku virusi nuk respekton vaksinat dhe anashkalon imunitetin. Atëherë kë mbrojmë me certifikata? Vetëm në këtë mënyrë do të fitonim imunitet kolektiv, por kjo strategji nuk është e padëmshme në këtë periudhë, të moshuarit duhet të fshihen, ndërsa të rinjtë të ekspozohen”, sugjeron Danillovski.

Sipas tij, ndonëse vala e fundit ka nisur pesë ditë më parë, treguesit aktualë thonë se kulmi me disa mijëra të infektuar në ditë do të jetë në fund të këtij muaji dhe meqenëse spitalet nuk janë të mbipopulluara dhe numri i vdekjeve është në rënie nuk duhet të shqetësohemi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën një 42-vjeçar nga Suhareka

Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën një 42-vjeçar nga Suhareka

Kronika e Zezë
Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend

“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend

Lajme

"LDK do ta arrijë rreth 20 për qind", Abdixhiku: ​Do të qëndrojmë në opozitë

Politikë
Arrestohen tre persona në Pejë, njëri i shkaktoi lëndime të rënda policit teksa tentoi të ikte

Arrestohen tre persona në Pejë, njëri i shkaktoi lëndime të rënda policit teksa tentoi të ikte

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori