Daltonizëm politik!
Projektet qeveritare të iniciuara së fundi, siç janë “Shkupi – 2014”, ndërtimi i muzeut si dhe investimet e tjera luksoze të qeverisë, në kohën kur varfëria godet thuajse çdo buxhet familjarë në Maqedoni, nuk paraqet gjë tjetër veçse kontradiktë me realitetin social dhe qasje të gabuar në kohë e rrethana të gabuara.
Në kohën kur afro 350 mijë qytetarë të këtij vendi, evidentohet zyrtarisht si të papunë
edhe pse numri real i tyre ndoshta dy-trefishohet, dhe kur në vend kemi mbi 52 mijë shfrytëzues të ndihmave sociale, të iniciohen projekte luksoze me kosto financiare prej 200 milion euro, nuk mund të shpjegohet ndryshe përveçse perceptim i gabuar qeveritar në vendimmarrje.
Të investohet në drejtime të tilla, në kohën kur familjeve u merren fëmijët në përkujdesje institucionale për shkak të mos pasjes së kushteve elementare për jetesë, apo largimeve masive të popullatës drejt shteteve perëndimore, do të thotë t’i kthesh shpinën kësaj shtrese të popullatës.
Në kohën kur ndodh vonesa e marrjes së rrogave në administratën shtetërore, pensioneve dhe ndihmave sociale dhe kur thuajse çdo ditë raportohet për plaçkitje të bankave komerciale, pasqyra “Shkupi – 2014” nuk paraqet gjë tjetër përveçse një marrëzi që rrezaton nga kabinetet qeveritare.
Derisa qeveria vendos të harxhoi një kosto marramendëse financiare në emër të “antikës maqedonase” dhe stilizimit renesancë të Shkupit, në kohën kur punëtorët e firmave të falimentuara protestojnë pikërisht përpara objekteve qeveritare për të kërkuar të drejtat e tyre jetike, ky veprim nuk mund të përkufizohet ndryshe, veçse daltonizëm politik. Aq më tepër, kjo vjen në kohën kur fermerët derdhin qumështin përpara qeverisë si shenjë e pakënaqësisë së politikës së pafavorshme agrare.
Kjo aventurë luksoze e qeverisë, vjen pikërisht në kohën ku nga privatizimi i keq i firmave aksionare, brenda dy dekadave të fundit mbetën pa punë më shumë se 200.000 qytetarë dhe kur rroga mesatare në Maqedoni, nuk i arrin as 300 euro kundrejt Kroacisë, Sllovenisë dhe Mal të Zi ku rroga mesatare rrotullohen nga 600 deri 1.500 euro.
Duke pasur për bazë rrogën mesatare në Maqedoni dhe vlerën e shportës konsumatore për 1 muaj e cila arrin në vlerën deri 12 denarë, parashtrohet pyetja logjike, a është i pajisur kabineti qeveritar me kalkulatorë dhe nëse po, a shfrytëzohen ndonjëherë gjatë vendimmarrjes. Aq më keq, kur kjo qeveri ndan ndihma sociale për kategoritë e rrezikuara sociale me vlerë minimale prej 40 euro.
Ky hap i papjekur i “ekonomistëve qeveritarë” vjen në kohë kur nga 84 komuna aq sa ekzistojnë në Maqedoni, aktualisht 22 komuna evidentohen si subjekte me xhirollogari bankare të bllokuara, për shkak të borxheve të trashëguara. Qeveria investon në gjëra luksoze, në kohën kur nëpër vendbanime të ndryshme në Maqedoni, mungon infrastruktura ekzistenciale dhe aq më tepër kur kjo qeveri ka lëshuar nën nivelin zero rezervat buxhetore të shtetit dhe kur nga banka të ndryshme komerciale brenda dhe jashtë vendit është zhytur deri në fyt me huamarrje që pasojnë me kamatat e larta mujore.
Të dedikosh mjete të tilla financiare për projekte me karakter kulturor e historik, në momentet kur shkurtohet buxheti në arsim dhe shëndetësi dhe kur ndihmat sociale, rrogat mesatare dhe pensionet janë në nivele përbuzëse, kjo do të thotë marketing i çmendur politik në kurriz të popullatës, aq më keq kur kjo bëhet në emër të popullit i cili për çdo ditë është duke u rrjepur me tatime e taksa të shpifura e me gjoba të larta institucionale në emër të ligjeve evropiane.
Të bësh dasmë me para borxh, do të thotë të jesh një shtëpiak i dobët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Një tjetër lojtar e kishte penalltinë vendimtare për Realin, por Ancelotti zbulon prapaskenat se si e largoi atë nga lista dhe ia dha Rudigerit

Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Simeone ndihet krenar me skuadrën e tij, reagon edhe ndaj polemikave të penalltisë së Alvarez

Ancelotti flet për fitoren ndaj Atletico Madridit dhe penalltinë e diskutueshme të Alvarezit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker