Dalngadal po vjen Lajçaku
Paralajmërimet mediatike se Bashkimi Evropian do të emërojë për një periudhë kalimtare si përfaqësues të lartë të këtij organizmi në Kosovë, drejtorin për çështjet e Ballkanit në zyrën e komisioneres Ashton, Miroslav Lajçak, është një moment shumë domethënës për situatën në vendin tonë.
Duke qenë se zotëri Lajçak do ta ushtroj këtë detyrë nga zyra e tij në Bruksel, largësia fizike do ta mbaj atë shumë të shkëputur nga përditshmëria në Kosovë. Por ky nuk është shqetësimi kryesorë që duhet ta kemi rreth kësaj çështjeje, pasi që kurba e dëshpërimit kosovarë kur përmendet emri Miroslav Lajçak është vazhdueshmëria e dëshmisë anti-Shqiptare të këtij individi.
Dihet mirëfilli se Republika e Sllovakisë prej nga vjen ai, jo vetëm që nuk e ka njohur vullnetin e popullit shumicë të Kosovës për të jetuar të pavarur nga sundimi despotik dhe poshtërues Serb, mirëpo ky vend po bën edhe pengesa nga më të ndryshmet brenda bllokut të të pesëve (pesë vendet e BE-së që akoma nuk e kanë njohur Kosovën si shtet) sa i përket pengimi të proceseve politike integruese, zhvillimore apo edhe stabilizuese të Kosovës.
Duhet vërejtur në këtë mes edhe faktin se zotëri Lajçak si ish ministër i punëve të jashtme të Sllovakisë, ka zhvilluar personalisht politikën e jashtme të këtij vendi. E për sa i përket Ballkanit, interesi i Bratislavës zyrtare është shumë i qartë, ngritje me çdo kusht të Serbisë nga gremina ku e kishte futur veten, dhe pengim me çdo kusht të Kosovës shtet që të marr këmbët e veta. Kështu pra, gjatë angazhimit të tij në Kosovë, mund të presim cenim të identitetit kombëtarë Shqiptar, ngritja e të voglit mbi të madhin, (Serbëve mbi Shqiptarët) shpërfillje të vullnetit të popullit, nëpërkëmbje të vlerave të luftës çlirimtare të UÇK-së dhe probleme të tjera të këtij lloji.
Zotëri Lajçak është pinjoll i politikës sllave për dominim, nënshtrim dhe detyrim, prandaj veprime të tilla të tij, do të vijnë shumë natyrshëm për politik-bërjen e tij. Sa për të konfirmuar këtë, kushdo mund të kërkoj informacione për angazhimin e tij si përfaqësues special i BE-së në Bosnje e Hercegovinë dhe uverturat e tij në pushtet-ndarjen në mes Republikës Serbe dhe federatës Kroato-Boshnjake.
E jo vetëm kaq, sepse lakuriqësia e tij u zbulua me rastin e referendumit që Republika e Malit të Zi organizoi për tu shkëputur nga Serbia, ku për herë të parë në historinë e botës demokratike, në vend të parimit universal të 50% + 1, aj zbatoi parimin 55%, një koncept i njohur ndryshe si detyrues në politikën ndërkombëtare.
Shqetësimi më i madh rreth pranisë së Lajçakut në Kosovë, duhet të jetë kahja që aj do të mund të përpiqet që t’i jap procesit politik të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, që me runde dy javore momentalisht po mbahen në Bruksel. Është e qartë si dita e kthjellët me diell në kupë të horizontit, se Serbia nga këto bisedime po përpiqet që të shtroj për diskutim çështjen e statusit të Kosovës, dhe mundësinë e ndarjes së veriut të vendit, ashtu që ky territor mëpastaj t’i bashkohet Serbisë. E nëpërmjet Miroslav Lajçakut si udhëheqës i zyrës së misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Beogradi zyrtarë do të fitoj një hyzmeqarë shumë të fuqishëm në këtë betejë.
Dihet mirëfilli se, kur miqtë e vëllazëruar bëhen bashkë, suksesi i tyre mund të dal më shumë se çfarë mund të paramendojnë qeveritarët e Prishtinës zyrtare edhe në makthet e tyre më trishtuese. Shih për këtë, Qeveria, Zyra e Kryetares së shtetit, dhe Kuvendi Popullorë i Republikës së Kosovës, duhet me çdo kusht të këmbëngulin te institucionet e Bashkimit Evropian, që Miroslav Lajçak as edhe një sekondë të vetëm të mos emërohet përfaqësues i BE-së në Kosovë, me arsyetimin se ky individ vjen nga një vend që nuk e njeh ekzistencën e Kosovës si shtet.
Është koha që ndryshe nga heshtja injoruese, karakteristikë e punës së institucioneve tona, të tregohet pak muskul politik nga Prishtina në raport me bashkësinë ndërkombëtare. Sepse në qoftë se edhe kësaj here nëpërkëmbet Kosova, dhe populli i saj, atëherë pasojat afatgjata mund të jenë jashtëzakonisht të kushtueshme për ardhmërinë e vendit. Fundja, shteti i Kosovës i ka ftuar vet institucionet ndërkombëtare për t’i ndihmuar në procesin e shtet-bërjes, kështu që kemi çdo të drejtë të zgjedhim se kush mund t’i marr frenat e shoqërisë sonë në duar, nga ata që i trajtojmë si miq. E nëse kjo nuk mjafton për institucionet tona, atëherë kujtoni fjalën e vjetër të Solomonit largpamës; gjithkujt bukën mos ia jep, se vet buka jote, poqëse e përbuze, kthehet e të vret.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Ancelotti flet për fitoren ndaj Atletico Madridit dhe penalltinë e diskutueshme të Alvarezit

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Simeone ndihet krenar me skuadrën e tij, reagon edhe ndaj polemikave të penalltisë së Alvarez

Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker