LAJMI I FUNDIT:

The Daily Caller: Zaevi i ndihmon Greqisë për ndryshimin e emrit të Maqedonisë

The Daily Caller: Zaevi i ndihmon Greqisë për ndryshimin e emrit të Maqedonisë

Zoran Zaev është politikan me dosje kriminale i cili i ndihmon Greqisë për ndryshimin e emrit të Maqedonisë, ndërsa duke e marrë parasysh rejtingun e lartë të Nikola Gruevskit, gjasat janë të mëdha që Gruevski sërish të jetë kryeministër, thuhet në tekstin e Dr. Theodore Karasik për The Daily Caller prestigjioz, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Duke tërhequr paralele midis viteve të 90-ta, tranzicionit dhe luftërave të cilat u zhvilluan në Ballkan pas shpërbërjes së Jugosllavisë, Karasik sqaron se liderët siç është Nikola Gruevski në Maqedoni, i cili siç theksohet në shkrim, do të jetë sërish kryeministër i Maqedonisë, janë të rrallë dhe se Gruevski e ka udhëhequr shtetin në një sistem të sundimit demokratik dhe me vullnet të mirë.

-E ka udhëhequr kombin drejt integrimit euroatlantik, politikave dhe zhvillimit pozitiv ekonomik. Nën qeverisjen e tij filloi edhe procesi i integrimit evropian të Maqedonisë në NATO dhe BE, shkruan Dr. Karasik./Telegrafi/