LAJMI I FUNDIT:

D+ thotë se Termokosi bëri disa shkelje në tenderin me vlerë 2.4 milionë euro

D+ thotë se Termokosi bëri disa shkelje në tenderin me vlerë 2.4 milionë euro

Ndërmarrja publike “Termokos” ka hapur tenderin për ndërtimin e objektit të ri administrativ në vlerë të parashikuar të kontratës 2.2 milionë euro, duke kërkuar nga operatorët ekonomikë që të jenë të pajisur me certifikatën OHSAS 18001.

Sipas Demokraci Plus (D+), ky autoritet kontraktues ka refuzuar kërkesën e operatorëve ekonomikë për largimin e këtij kriteri, duke thënë se të gjitha kompanitë mund të pajisjen me këtë certifikatë.

“OHSAS 18001, ishte një standard britanik për sistemet e menaxhimit të shëndetit dhe sigurisë në punë, i cili ishte publikuar jashtë kornizës së Organizatës Ndërkombëtare për Standardizim (International Organization for Standardization)”, thuhet në komunikatën për media.


Tutje, bëhet e ditur se kjo certifikatë ishte e vlefshme deri në vitin 2018, kur u zëvendësua plotësisht me ISO 45001:2018.

“Kompanitë e certifikuara sipas OHSAS 18001, kishin kohë deri me 31 mars, 2021 të migronin në ISO 45001, datë pas së cilës këto certifikata nuk ishin më të vlefshme”, thuhet në komunikatë.

“Përveç vendosjes së këtij kriteri, i cili ishte i pamundur të plotësohej, ‘Termokos’ shkurtoi afatin për dorëzimin e ofertave në 20 ditë. Nga 99 operatorë që shkarkuan Dosjen e Tenderit, tre dorëzuan oferta, teksa vetëm një u vlerësua se kishte plotësuar kriteret, ofertues me të cilin “Termokos” lidhi kontratë për 2.4 milionë euro, apo 233,753.60 euro më shumë se që ishte vlera e parashikuar”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori