LAJMI I FUNDIT:

Curri: Kur të pranohemi plotësisht, do të vijnë ‘yjet’

Curri: Kur të pranohemi plotësisht, do të vijnë ‘yjet’

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Debatik Curri, i cili tashmë është pjesë e klubit ukrainas, Sivastopol, e ka vlerësuar të rëndësishëm vendimin e FIFA-së për lejimin e Kosovës që të luajë ndeshje miqësore ndërkombëtare.

Ish lojtari i Vorskla Poltava (Ukrainë) dhe Gencerbirlig (Turqi), në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se nga vendimi i FIFA-së do të përfitojnë më së shumti futbollistët e rinj që luajnë në klubet e Kosovës.
Ai mendon se përmes miqësoreve të përfaqësueses sonë, futbollistët e rinj do të kenë mundësi më të mëdha që të transferohen në klubet evropiane.
“Është një vendim shumë i mirë për Kosovën, sidomos për futbollistët e rinj që luajnë në Kosovë. Lojtarët e rinj tani do të kenë rastin të tregojnë cilësitë e tyre gjatë ndeshje miqësore dhe do të kenë mundësia më të mëdha që të transferohen në klubet evropiane”, ka thënë Curri.
Ai ka folur edhe për yjet shqiptar që luajnë në kombëtaret e huaja. Sipas Currit, pas pranimit më drejta të plota të Kosovës në FIFA, yjet shqiptar duhet të vendosin se për cilën kombëtare do të luajnë.
“Unë mendoj se për momentin duhet tu jepet rasti lojtarëve që luajnë në Kosovë, e kur të pranohemi me drejta të plota, atëherë të gjithë se bashku do të vendosim se ku do të luajmë”, ka theksuar Curri.
Ish futbollisti i Prishtinës, tashmë është duke u përgatitur intensivisht me skuadrën e re ukrainase, Sivastopol.
Curri është shprehur i kënaqur me kalimin e tij tek Sivastopol. Ai synon që ta rikthejë formën e tij të dikurshme. Curri me Sivastopol kërkon të dal në kupat evropiane.
“Jemi duke u përgatitur mirë. Gjithçka po shkon mirë. Miqësoren e fundit e fituam dhe them se Sivastopol është një skuadër e mirë”, ka pohuar Curri.
“Synimi im është që ta rigjej formën time më të mirë dhe të luajë rregullisht. Ndërsa objektivat e klubit janë që të shkojmë sa më lartë në renditjen tabelore dhe të dalim në kupat evropiane”, ka theksuar Curri.
Ai beson se me skuadrën ukrainase do të prek kupat evropiane. /KP/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori