LAJMI I FUNDIT:

Cristiano Ronaldo ka shënuar një ndër golat më të bukur që keni parë së fundmi

Cristiano Ronaldo ka shënuar një ndër golat më të bukur që keni parë së fundmi

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka dhuruar një paraqitje të shkëlqyeshme në fitoren e ekipit të tij Al-Nassr me rezultat 3-0 ndaj Al-Akhdood në kuadër të javës së 14-të në elitën e futbollit arab.

Ronaldo ishte autor i dy golave në këtë takim duke shënuar fillimisht në minutën e 77-të dhe më pas edhe një herë tjetër, tre minuta më vonë, saktësisht në minutën e 80-të.

Ajo që mori vëmendjen e tifozëve ishte goli i tij i dytë të cilin e shënoi nga një largësi prej diku afër 30-35 metrash pasi e zuri portierin krejtësisht jashtë pozicionit të tij.


Me këtë dopietë, 38-vjeçari tani ka kapur shifrën e 61 golave të shënuar në vitin 2023 dhe kjo ishte hera e dhjetë në karrierën e tij që ai arrin këto shifra.

Al-Nassr momentalisht gjendet në pozitën e dytë në Ligën Saudite me 34 pikë të grumbulluara, një më pak se lideri Al-Hilal që gjithashtu ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ronaldo i dërgoi një ofertë sportistes më të bukur në Kroaci, ajo pranon ftesën dhe përmes një videoje tregon gjithçka
Lexo po ashtu Ronaldo i dërgoi një ofertë sportistes më të bukur në Kroaci, ajo pranon ftesën dhe përmes një videoje tregon gjithçka

Sfida e radhës për portugezin do të jetë në Ligën e Kampionëve të Azisë, aty ku do të përballen me ekipin iranian Persepolis.

Ronaldo ka shifra të mira edhe në atë kompeticion, teksa në tri ndeshje të luajtura ai numëron po aq gola ndërsa ka edhe një asistim./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Shënoi golin e fitores, por Elliott drejton gishtin tek heroi i vërtetë i Liverpoolit

Shënoi golin e fitores, por Elliott drejton gishtin tek heroi i vërtetë i Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Barcelona me dhjetë lojtarë në fushë merr triumf të madh ndaj Benficas si mysafir

Barcelona me dhjetë lojtarë në fushë merr triumf të madh ndaj Benficas si mysafir

Liga e Kampionëve
Tallej me Diego Simeonen gjatë ndeshjes, Brahim Diaz befason sërish me deklaratë

Tallej me Diego Simeonen gjatë ndeshjes, Brahim Diaz befason sërish me deklaratë

Liga e Kampionëve
Zbulohet plani perfekt i Real Madridit për Arda Guler dhe Endrick

Zbulohet plani perfekt i Real Madridit për Arda Guler dhe Endrick

La Liga
Kalo në kategori