Shumë biznese në qytetin e Mitrovicës janë mbyllur, ndërsa ndërmarrjet kanë pësuar rënien më të madhe pothuajse që nga paslufta, si pasojë e pandemisë COVID-19, derisa vazhdon luhatja nga dita në ditë edhe e atyre pak bizneseve të vogla që janë duke funksionuar me numër simbolik të punëtorëve.
Kompanitë dhe bizneset që kanë ndërprerë punën kanë pushuar punëtorët, ndërsa është shtuar frika për një recesion ekonomik global.
Basri Ibrahimi, menaxher i Trepçës, ka bërë të ditur se koronavirusi ka ndikuar edhe në punën e kësaj ndërmarrje. Sipas tij, tregu botëror i metaleve ka ra dhe operatorët ekonomikë marrin vetëm sasi të cilat janë të domosdoshme, derisa sasinë tjetër nuk po kanë ku ta plasojnë.
Ai tha se do të ishte mirë që qeveria ta ndihmojë Trepçën, në mënyrë që të ruhet mbarëvajtja e punëve në këtë ndërmarrje.
“Natyrisht që koronavirusi ka ndikuar edhe në Trepçë, sepse një pjesë jo esenciale të punëtorëve i kemi lëshuar në shtëpi, ata që kanë dy anëtarë të familjes dhe janë brenda Trepçës, edhe ata duhet të jenë në shtëpi, që njëri prej tyre të kujdeset për fëmijë. Koronavirusi ka ndikuar shumë në çmime, dhe kjo tash po na nxjerr telashe tjera, sepse çmimet e metaleve në tregun botëror kanë ra bukur shumë, dhe kjo pastaj po na shkakton telashe neve në inkasimin e mjeteve që na nevojiten…Koronavirusi ka ndikuar që operatorët ekonomikë që e marrin koncentratin nga ne, mos të kenë mundësi të marrin sasi tjera të koncentrateve për shkak se tregu botëror i metaleve ka ra dhe operatorët ekonomikë marrin vetëm sasi, të cilat janë të domosdoshme dhe ato që janë të parapara me kontratë, sepse janë të detyruar për me i marr, ndërsa sasia tjetër që neve po na mbetet, ne nuk po kemi ku ta plasojmë sepse ka ndikuar koronavirusi”, tha Ibrahimi për kp.
Ai thotë se punëtorët e Trepçës po i zbatojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ndërsa kërkon ndihmë nga institucionet e vendit për shkak të gjendjes në të cilën ndodhet kjo ndërmarrje si pasojë e koronavirusit që ka prekur pothuajse të gjithë botën.
“Ne kemi nevojë që së paku kjo pjesë e cila është dëmtuar, edhe çmimet që kanë ra, por edhe pjesën tjetër për sasinë që nuk arrimë ta shesim që të na kompensojë dhe të na ndihmojë qeveria në mënyrë që të ecim më tutje për mbarëvajtjen e punëve në Trepçë. Aq më shumë kur këta punëtorë nuk janë ndalur për asnjë minutë. Deri tani punëtorët janë të kompensuar për çdo muaj, presim edhe këtë muaj që të merren p agat, natyrisht tash kemi edhe subvencionet nga qeveria, dhe pres shpejt që këto ditë të nënshkruajmë marrëveshjen me qeverinë për subvencionet të cilat i kemi me buxhet të planifikuara”, ka thënë Ibrahimi.
Lulzim Imeri, menaxher i prodhimit në shtypshkronjën ‘VIP’ print në Mitrovicë, ka konfirmuar po ashtu krizën që ka shkaktuar koronavirusi në kompaninë e tij. Ai sqaroi se si rrjedhojë e gjendjes së krijuar, menaxhmenti i kësaj kompanie është detyruar t’i pushojë nga puna mbi 70 punëtorë.
“Si pandemi mbarë botën që e ka prek, edhe te ne ka ndikuar shumë. Duke pasur parasysh faktin se i kemi të punësuar mbi 70 punëtorë, faktikisht jemi mundu disi që deri më datën 15 mars të punojë edhe me tre ndërrime. Nuk i kemi ato kërkesa të cilat kanë qenë edhe më herët, për këtë arsye jemi detyruar që edhe stafin komplet të dërgojmë në pushim të padëshirueshëm…Ne do të mundohemi vetë si menaxhment disi të mbledhim të hyra materiale, por duke pasur parasysh faktin se të hyra tjera nuk kemi dhe bazohemi vetëm në atë që ne prodhojmë, atëherë çdo ndihmë nga qeveria është e mirëseardhur për ne”, tha Imeri.
Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 94 raste me COVID-19./
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve