LAJMI I FUNDIT:

COVID-19: Agjencitë shëndetësore evropiane rekomandojnë “dozën e dytë përforcuese” për njerëzit e cenueshëm dhe ata mbi 60 vjeç

COVID-19: Agjencitë shëndetësore evropiane rekomandojnë “dozën e dytë përforcuese” për njerëzit e cenueshëm dhe ata mbi 60 vjeç

Njerëzit e rrezikuar dhe ata mbi moshën 60 vjeç duhet të marrin një dozë të dytë përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.

Kështu kanë këshilluar të hënën agjencitë shëndetësore evropiane, duke paralajmëruar se një valë e re po “bëhet më e fortë”, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.

Njerëzit mbi moshën 80 vjeç, punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe stafi në institucionet e kujdesit afatgjatë që plotësojnë kriteret e cenueshmërisë ose moshës janë tashmë të pranueshëm për një dozë të dytë përforcuese, por Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) bëri thirrje në një deklaratë të përbashkët të hënën që masa të shtrihet për njerëzit e cenueshëm dhe njerëzit mbi 60 vjeç.


“… Vendet duhet të konsiderojnë një furnizim të shpejtë të dozave të dyta përforcuese me vaksinat aktualisht të disponueshme. Këto mund të administrohen të paktën katër muaj pas asaj të mëparshme, me fokus te njerëzit që kanë marrë një përforcues të mëparshëm më shumë se 6 muaj më parë”.

Ata nënvizuan se për momentin, “nuk ka asnjë provë të qartë epidemiologjike për të mbështetur administrimin e një doze të dytë përforcuese në individët nën moshën 60 vjeç, përveç nëse ata kanë dobësi mjekësore”.

Një thirrje e tillë vjen pasi Evropa përballet me ritme në rritje të pranimeve në spitale dhe në njësinë e kujdesit intensiv në mes të një vale të re të COVID-19.

“Këto të dhëna sinjalizojnë se një valë e re COVID-19 po rritet në të gjithë Bashkimin Evropian/Zonën Ekonomike Evropiane”, thuhet në deklaratë.

Në javën që përfundoi më 3 korrik, shkalla 14-ditore e njoftimit të rasteve për BE/ZEE ishte 921.2 për 100,000, një rritje e mprehtë nga shkalla 715 e vërejtur një javë më parë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Presidenti gjerman, Steinmeier: Kurrë nuk do ta kisha besuar se do të na duhej të mbronim Ukrainën nga SHBA

Presidenti gjerman, Steinmeier: Kurrë nuk do ta kisha besuar se do të na duhej të mbronim Ukrainën nga SHBA

Evropa
Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Amerika
Çfarë tregon gjuha e trupit gjatë takimit Trump-Zelensky?

Çfarë tregon gjuha e trupit gjatë takimit Trump-Zelensky?

Botë
Pas 'përplasjes' me Trumpin, Zelensky në një takim me kryeministrin britanik

Pas 'përplasjes' me Trumpin, Zelensky në një takim me kryeministrin britanik

Botë
Parashikimi i motit për pranverën e vitit 2025 - si do të ndryshojë nga ai i vitit të kaluar

Parashikimi i motit për pranverën e vitit 2025 - si do të ndryshojë nga ai i vitit të kaluar

Botë
Moment historik për kurdët dhe Turqinë - PKK dëgjoi liderin dhe shpalli armëpushim

Moment historik për kurdët dhe Turqinë - PKK dëgjoi liderin dhe shpalli armëpushim

Turqia
Kalo në kategori