LAJMI I FUNDIT:

Courtois paralajmëron PSG-në: Në Santiago Bernabeu kanë ndodhur përmbysje gjithmonë

Courtois paralajmëron PSG-në: Në Santiago Bernabeu kanë ndodhur përmbysje gjithmonë

Paris Saint Germain ka arritur ta mposhtë Real Madridin në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve.

Parisienët kanë triumfuar me rezultat minimal 1-0 falë një goli në minutat e fundit të ndeshjes nga Kylian Mbappe.

Por ndeshja e kthimit pritet të jetë edhe më e zjarrtë pasi Los Blancos tentojnë përmbysjen, derisa parisienët udhëtojnë për mos tu mposhtur.


Portieri belg i Real Madridit, Thibaut Courtois ka folur për momentin e Real Madridit gjatë muajit shkurt, ku edhe u eliminuan nga Kupa e Mbretit.

“Ky muaj ka patur shumë ulje-ngritje. Eliminimi nga Kupa e Mbretit ishte i papritur, ndeshja në Paris nuk shkoi mirë, por gjithçka është akoma e hapur dhe shpresojmë që të përmbysim rezultatin. Ka ndodhur edhe më parë në Bernabeu”, u shpreh Courtois.

Tutje belgu ka folur edhe për penalltinë që i priti Lionel Messit në ‘Parc de Princes’, duke thënë se ishte një moment i veçantë për të, por pa kualifikim nuk do të ketë vlerë.

“Sigurisht që ishte një moment i veçantë, por nëse nuk kualifikohemi nuk vlen fare. Duhet të përsëris të njëjtën paraqitje, që ajo pritje të marr kuptim”, u shpreh portieri belg. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Premier League
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

La Liga
Osimhen në bisedime për transferimin befasues pasi u përjashtua nga ekipi i Napolit

Osimhen në bisedime për transferimin befasues pasi u përjashtua nga ekipi i Napolit

Serie A
Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

La Liga
Strategjia që Hansi Flick e ka përdorur për ta rikthyer versionin e frikshëm të Lewandowskit

Strategjia që Hansi Flick e ka përdorur për ta rikthyer versionin e frikshëm të Lewandowskit

La Liga
Kalo në kategori