LAJMI I FUNDIT:

Countryman takohet me Berishën

Countryman takohet me Berishën

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit për Azinë dhe Evropën, Thomas Countryman po takohet në Tiranë me kryeministrin Sali Berisha. Countryman, i cili anuloi vizitën e planifikuar në Prishtinë për shkak të mjegullës, do të takohet më vonë me presidentin Bamir Topi dhe kryetarin e opozitës Edi Rama.

Në takim po diskutohet kriza politike në Shqipëri, e cila eskaloi me demonstratën e përgjakshme të 21 janarit ku humbën jetën 4 demonstrues. Countryman pritet të ketë një konferencë shtypi në ambasadën amerikane në mbrëmje në përfundim të takimeve.

Në agjendën e tij bëjnë pjesë edhe takimet me ambasadorët e Bashkimit Evropian dhe të OSBE-së. /Telegrafi/