LAJMI I FUNDIT:

Coronavirusi, Thaçi: Të bashkuar do ta përballojmë me sukses edhe këtë sfidë

Coronavirusi, Thaçi: Të bashkuar do ta përballojmë me sukses edhe këtë sfidë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, thotë se me vëmendje të plotë është duke përcjellë situatën e krijuar, pas rasteve të konfirmuara me coronavirus në Kosovë.

Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka apeluar tek qytetarët që të mbajnë qetësinë por dhe të kufizojnë lëvizjet, në mënyrë që të përballojnë edhe këtë sfidë.

“Ju bëj thirrje që të rrini të qetë, të kujdeseni për veten dhe familjet tuaja, të kufizoni lëvizjet, të mos dilni nga shtëpitë pa nevojë dhe të qëndroni sa më shumë brenda”, ka thënë Thaçi.


Postimi i plotë i Thaçit:

“Të dashur qytetarë,

Jam duke i përcjellë me shumë vëmendje dhe me shumë kujdes zhvillimet rreth virusit COVID-19, përhapjen e tij në Kosovë, rrezikun që paraqet dhe reagimin e shtetit dhe shoqërisë sonë.

Sot na nevojitet kujdes, vigjilencë, solidaritet, durim, urti, besim. Këto vlera e parime i kemi kalitur në sfidat që i kemi kaluar.

Prandaj, ju bëj thirrje që të rrini të qetë, të kujdeseni për veten dhe familjet tuaja, të kufizoni lëvizjet, të mos dilni nga shtëpitë pa nevojë dhe të qëndroni sa më shumë brenda.

Jini të sigurt që institucionet e shtetit janë duke e përcjellë çdo zhvillim dhe janë të gatshme të veprojnë në çdo rrethanë për t’iu dalë juve në ndihmë.

Nuk ka nevojë për panik dhe frikë. Kemi përvojë me situata të rënda dhe institucionet tona janë të përgatitura të përballen me çdo situatë.

Të bashkuar do ta përballojmë me sukses edhe këtë sfidë dhe si gjithmonë do të dalim edhe më të fortë dhe do të vazhdojmë të punojmë së bashku, që ta bëjmë Kosovën shtëpi edhe më të dashur për ju të gjithë”, ka shkruar Thaçi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar sot se janë konfirmuar edhe dy raste të reja me coronavirus, duke quar në 15 numrin gjithsejtë të personave të prekur nga ky virus në vend.

Në Kosovë, rastet e para me koronavirusin e ri u shënuan më 13 mars. Qeveria e Kosovës, pas rritjes së numrit të të infektuarve, më 15 mars vendosi që të shpallë gjendje të emergjencës publike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Hoxhaj: Është e gabuar të barazohet fati i Kosovës me atë të Ukrainës

Hoxhaj: Është e gabuar të barazohet fati i Kosovës me atë të Ukrainës

Lajme
Kalo në kategori