LAJMI I FUNDIT:

“Contouri” kërkon që investimet në “Kosovën e Re” t’i kthehen për katër vjet e gjysmë

“Contouri” kërkon që investimet në “Kosovën e Re” t’i kthehen për katër vjet e gjysmë

Kompania amerikane “Contour Global” e ka dorëzuar ofertën e dytë për Normën e Brendshme të Kthimit (IRR) për mjetet që do t’i investojë në ndërtimin e termocentralit 600-megavatesh.

Përkundër disa muajsh negociata, niveli i IRR-së së kërkuar ka mbetur pothuajse i pandryshuar. Kjo kompani kërkon që Norma e Brendshme e Kthimit të jetë në nivel prej 23 për qind. Një IRR e lartësisë së tillë do të thotë se kompania po kërkon që mjetet që planifikon t’i investojë t’i kthejë për vetëm 4 vite e gjysmë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kjo kompani në ofertën e parë kishte dorëzuar me dy norma të IRR-së – 23 dhe 27 për qind. Kjo ishte cilësuar fillimisht e pakuptueshme për Qeverinë e Kosovës e më vonë edhe si shumë e lartë. Ishte paralajmëruar negocimi i kësaj norme me qëllim uljen e saj, në mënyrë që tarifat e energjisë elektrike të mos pësonin rritje të madhe kur ky termocentral të niste prodhimin. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke

Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke

Ekonomi
Grupi NLB dhuron një milion euro për eliminimin e pasojave të përmbytjeve shkatërruese në Bosnje dhe Hercegovinë

Grupi NLB dhuron një milion euro për eliminimin e pasojave të përmbytjeve shkatërruese në Bosnje dhe Hercegovinë

Ekonomi
Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Ekonomi
Nesër mbledhja e CEFTA-s, Kosova me fusnotë përfaqësohet nga MINT, synohen lehtësira për tregti të lirë

Nesër mbledhja e CEFTA-s, Kosova me fusnotë përfaqësohet nga MINT, synohen lehtësira për tregti të lirë

Ekonomi
Kalo në kategori