LAJMI I FUNDIT:

Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh së bashku me Parmën, ndërsa Venezia, Cremonese, Catanzaro, Palermo, Sampdoria dhe Brescia do të luajnë në play-off.

Parma kishte siguruar tashmë vendin e parë dhe do të jetë në Serie A sezonin e ardhshëm së bashku me Como dhe një klub të tretë që do të vendoset në play-off.

Como ka padyshim emra të njohura më shumë nga çdo skuadër e Serisë B, e cila përqendrohet rreth ish-mesfushorit të Arsenalit, Barcelonës dhe Chelseat dhe fituesit të Kupës së Botës 2010, Cesc Fabregas.


Ai e përfundoi karrierën e tij si lojtar në qytetin buzë liqenit dhe më pas u bë trajner i ekipit Primavera të klubit. Më pas, në nëntor 2023, pas shkarkimit të Moreno Longo, Fabregas u emërua trajner i përkohshëm.

Megjithatë, duke qenë se ai nuk kishte licencat e kërkuara të trajnerit të UEFA-s në atë kohë, emërimi i tij nuk mund të bëhej i përhershëm, dhe kështu, ish-ndihmës trajneri i ekipit kombëtar të Uellsit, Osian Roberts mori detyrën e kujdestarit deri në fund të sezonit 2023-24, me Fabregas që tani shërben zyrtarisht si trajner i ekipit të parë.

Pritet që Fabregas të bëhet sërish kryetrajner sapo të marr dokumentet e nevojshëm të trajnerit.

Një tjetër emër në klub, ish-reprezentuesi anglez dhe legjenda e Chelseat, Dennis Wise është CEO, ndërsa Thierry Henry është një investitor dhe gjithashtu pjesë e bordit të drejtorëve.

Henry dhe Wise ishin në tribuna këtë mbrëmje, së bashku me mikun e tij Jamie Vardy që luan te Leicester City.

Në fushë, asnjë lojtar nuk ka shënuar më shumë se ish- sulmuesi i Milanit, Patrick Cutrone (14), i cili iu bashkua ekipit të qytetit të tij në një marrëveshje trevjeçare në fillim të sezonit 2022/23. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Navas 'poshtëron' Laportan, refuzoi Barcelonën dhe i dërgon një mesazh Florentino Perezit

Navas 'poshtëron' Laportan, refuzoi Barcelonën dhe i dërgon një mesazh Florentino Perezit

Real Madridi me një tjetër deklaratë zyrtare konfirmon se do të luajnë në finale

Real Madridi me një tjetër deklaratë zyrtare konfirmon se do të luajnë në finale

Real Madridi mund të kthehet në Madrid nëse situata nuk përmirësohet

Real Madridi mund të kthehet në Madrid nëse situata nuk përmirësohet

Presidenti i federatës spanjolle tregon se a do të luhet ‘El Clasico’ apo jo

Presidenti i federatës spanjolle tregon se a do të luhet ‘El Clasico’ apo jo

Situatë e tensionuar para finales së Copa del Rey: Presidenti i federatës spanjolle kontakton Real Madridin

Situatë e tensionuar para finales së Copa del Rey: Presidenti i federatës spanjolle kontakton Real Madridin

Kalo në kategori