Sipas vlerësimit të fundit të inteligjencës amerikane, Rusia tani ka afër 75% të forcave të saj konvencionale të vendosura rreth Ukrainës.
Kështu ka thënë për CNN një zyrtar amerikan me njohuri të drejtpërdrejta të inteligjencës, përcjell Telegrafi.
Përqendrimi i forcave brenda distancës goditëse të Ukrainës është shumë i pazakontë dhe pjesë e arsyes që SHBA beson është se Rusia është gati për të sulmuar, tha zyrtari.
Kjo përfshin rreth 120 nga gjithsej 160 Grupe Taktike të Batalioneve të vlerësuara të Rusisë, të cilat janë të pozicionuara brenda 60 km larg Ukrainës, sipas zyrtarit.
Ndërsa kjo shifër përfaqëson 75% të njësive kryesore luftarake të Rusisë, është më pak se gjysma e totalit të trupave në ushtrinë ruse.
Zyrtarët amerikanë kanë raportuar se trupat ruse të kombinuara me forcat separatiste mund të jenë deri në 190,000 të dislokuara rreth Ukrainës.
Siç shkruan më tej CNN, rreth 35 nga 50 batalionet e njohura të mbrojtjes ajrore janë vendosur kundër Ukrainës.
Përveç kësaj, SHBA vlerëson se rreth 500 aeroplanë luftarakë dhe bombardues janë brenda rrezes së Ukrainës, si dhe 50 bombardues të mesëm dhe të rëndë.
Së bashku, forcat ruse tani janë shumë më të mëdha se forcat ushtarake ukrainase, sipas vlerësimit.
Sidoqoftë, CNN ka thënë se nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur informatën.
Megjithatë, të enjten, Ministria Britanike e Mbrojtjes postoi një vlerësim në Twitter që thoshte: “Rusia ka mbi gjysmën e fuqisë së saj luftarake tokësore pranë kufirit ukrainas”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Të paktën dhjetë të vdekur – detaje dhe pamje nga të shtënat në një lokal në Queretaro të Meksikës
Publikohen rezultatet e exit poll-eve në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A