LAJMI I FUNDIT:

CMV shkaktar i mundshëm i hipertensionit

CMV shkaktar i mundshëm i hipertensionit

Një virus i zakonshëm mund të jetë shkaktar i shtypjes së lartë të gjakut, pohojnë mjekët kinezë.

Një ekip nga Qendra për kardiologji në spitalin Chaoyang në Pekin kanë gjetur lidhshmëri ndërmjet cytomeagalovirusit (CMV) dhe formës më të shpeshtë të hipertensionit.

Njëri nga autorët e studimit, Yang Xinchuan, ka deklaruar se zbulimi i tyre mund të çojë deri te prodhimi i vaksinës dhe barnave të cilat mund ta parandalojnë shfaqjen e hipertensionit.

“Nëse arrijmë që me siguri të vërtetojmë lidhjen ndërmjet virusit dhe hipertensionit arterial, do të mund të përfitojmë vaksinë dhe barna kundër hipertensionit”, ka thënë Xinchuan.


CMV është përgjegjës për infeksione te shumë njerëz në një moment të jetës së tyre, por pa simptoma dhe shpesh kalon pa u vërejtur. Ndërkaq, bartja e tij bëhet me anë të sekreteve trupore. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori