Përparimi gradual dhe i vështirë i Rusisë në pjesë të rajonit lindor të Ukrainës, Donetsk, ka arritur të bëjë shkatërrime jo të vogla.
Ky ishte vlerësimi i Institutit për Studimin e Luftës, një institut me bazë në Uashington, bazuar në imazhet satelitore dhe pamjet video të gjeolokuara.
“Forcat ruse kanë kapur katër vendbanime të përmasave mesatare – Avdiivka, Selydove, Vuhledar dhe Kurakhove – gjatë gjithë vitit 2024, më i madhi prej të cilëve kishte një popullsi të paraluftës prej pak më shumë se 31,000 njerëz”, ka thënë ISW.
Forcat ruse kaluan katër muaj duke marrë Avdiivka dhe dy muaj secila për Selydove dhe Kurakhove.
Me këtë ritëm, Rusisë do t’i duheshin edhe dy vjet të tjera për të përfunduar pushtimin e saj të Donetsk-ut vetëm, vlerësoi ISW – diçka që presidenti rus Vladimir Putin kishte urdhëruar komandantët e tij të bënin deri më 1 tetor.
Por sakrificat e Rusisë për të arritur këto përparime kanë qenë të jashtëzakonshme, pasi forcat ukrainase përdorën avantazhin e mbrojtësit të tyre për të shkaktuar viktima të mëdha, veçanërisht në mjediset urbane ku ata luftuan ndërtesë më ndërtesë, rrugë më rrugë.
Në këtë drejtim, komandanti i Përgjithshëm ukrainas Oleksandr Syrskii ka thënë së fundmi se forcat ruse kishin pësuar rreth 427,000 të plagosur dhe vrarë në vitin 2024.
Disa ditë më vonë, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës vlerësoi humbjet e Rusisë vitin e kaluar në 430,790 ushtarë – duke i tejkaluar humbjet e saj në vitin 2022 dhe 2023 të kombinuara.
Këto humbje arritën në një mesatare prej 1,180 në ditë, por shifrat e viktimave u rritën ndjeshëm në fund të vitit, pasi forcat ruse i shtuan sulmet e tyre në një përpjekje të dukshme për të ndikuar në zgjedhjet në SHBA.
Humbjet më të larta mujore, tha Ministria e Mbrojtjes, erdhën në nëntor dhe dhjetor – përkatësisht 45,720 dhe 48,670 – ndërsa Rusia intensifikoi sulmet e saj në Donetsk.
“Këtë vit, rusët paguan çmimin më të lartë për luftën kundër Ukrainës, pasi ushtria jonë dhe të gjitha forcat tona të mbrojtjes dhe sigurisë të Ukrainës shkatërruan më shumë pajisje armike dhe fuqi njerëzore se në cilindo nga vitet e mëparshme të luftës”, citohet të ketë thënë Syrksyi, gjatë një adresimi më 31 dhjetor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Bashkimi Evropian me samit të jashtëzakonshëm lidhur me Ukrainën dhe sigurinë evropiane

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD – pasi Weidel thotë se duart e saj janë ‘zgjatur’ për t’u bashkuar me një qeveri

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri