Çmimet e perimeve vazhdojnë të jenë të larta në tregjet e Kosovës. Derisa qytetarët ankohen për një gjë të tillë, janë tregtarët që arsyetojnë çmimet e produkteve që shesin.
Ata thonë se për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve të tjera, detyrohen të rrisin edhe çmimin e produkteve në treg.
Të papërballueshme këto çmime mbesin për qytetarët, të cilët detyrohen të blejnë çdo ditë gjëra ushqimore, derisa theksojnë se me koston e çmimeve që paguajnë sot për shumë pak produkte, para disa vitesh kanë blerë shumë gjëra.
Ndonëse mundohen të arsyetojnë tregtarët, banorët e kryeqytetit i konsiderojnë të tejet të larta çmimet e pemëve dhe të perimeve, sikurse edhe shumë produkte tjera në vend.
Kryefamiljari, Afrim Namani, frekuentues i Tregut të Gjelbër në Prishtinë, thotë se jetesa me gjashtë anëtarë të familjes, në kushtet aktuale, nuk është aspak e lehtë.
“As një çmim këtu në treg nuk është i përballueshëm për ne, nuk ka rregullsi këtu fare shumë me keqardhje, çmimet janë të larta, 25 cent më kushtoj dy fije e qepës, e kemi jetesën shumë të rendë nuk jetohet këtu… Është një jetë shumë e pistë me një rrogë shumë të vogël dhe uroj që të përmirësohet ndonjë gjë sepse nuk ka asgjë në rregull… Unë nuk kam asnjë të ardhur një asistencë të vogël e kam pasur dhe atë ma kanë ndaluar sepse e kanë vendosur ta shfuqizojnë atë ligj dhe për momentin gjendem pa punë me gjashtë anëtarë të familjes”, thotë Namani.
I të njëjtit mendim ishte edhe qytetari, Musli Xhemajli, i cili thotë se këto produkte në përditshmëri janë të nevojshme por çmimet e tyre nuk janë aspak të përballueshme.
“Çmimet aktuale në treg janë të pa përballueshme dhe shihet se në çfarë gjendje jemi ne në Kosovë sidomos në treg që tashmë është përditshmëri se të ishte që të blejmë më rrallë në treg si shembull rrobat do të ishte ndryshe por gjërat e tregut janë të përditshme, tani që bleva 3 tranguj në treg më kushtuan 1.20 cent, ndërsa domatet tani po kushtojnë 2 euro, qepët e reja diku afër 20 euro, kurse 1.50 cent është domatja, për punëtorët që paguhen këtu në Kosovë dhe kalojnë me pagë prej 200,300 euro është shumë e pa arsyeshme këto çmime”, thotë ai.
Se çmimet janë të larta thotë edhe një qytetare tjetër nga Prishtina. Ajo thotë se në të kaluarën produktet i blinte më lirë.
“Këto çmime nuk janë të përballueshme për qytetarë aspak, për neve pensionistëve nuk është e lehtë, 10 euro më kushtuan disa produkte te vogla që i mora në treg, kurse disa kohë më parë kemi mundur me i marrë me lirë këto që i mora sot do t’i merrja me 5 euro ose 6 euro, kurse tani një kilogram djathë është 5,6 euro. Tani që e mora, një kilogram molla, ku më erdhën 4 molla, më kushtoi 1 euro, pra për ne si qytetarë është shumë çmimi i shtrenjtë, por nuk kemi zgjidhje tjetër sepse nuk mund të rrimë pa ngrënë, dhe na duhen me i ble këto produkte gati çdo ditë”, tha ajo.
Por ndryshe mendon Bekim Hajdini. Sipas tij, çmimet në treg janë të arsyeshme dhe nuk të përballueshme.
“Çmimet e tregut se janë të arsyeshme, por për disa familje dhe nuk janë të arsyeshme, por këto janë mesataret…Familjet të cilat janë më mesatare nuk mund që ta përballojnë por çmimet nuk janë aq keq”, theksoi ai.
E, që çmimet janë të larta pohojnë edhe tregtarët.
Sipas Rrahim Govorit, i cili punon në Tregun e Gjelbër, çmimet janë të larta edhe për vetë tregtarët.
“Këto çmime janë ‘astronomike’, me të ardhurat që kanë qytetarët e Kosovës, asnjë familje s’mund t’i përballojë, një kilogram patate është bërë 0.80 centë, specat 2.50 euro deri në 4 euro, çmimet janë të larta. Unë vetë si pensionist, por edhe punoj në një lami timen këtu në treg, unë dhe e kam të vështirë me këto çmime, e lëre më disa qytetarë që jetojnë vetëm me pensione me 100 euro, duhet të paguaj rrymën, ushqimin, tatimin. Tani tatimi është rritur shumë, unë që kam paguar deri më tani 70 euro për vit, tani e kam 148 euro kur e pashë u habita shumë”, thotë ai.
Nga ajo që ka parë ekipi i KosovaPress-it në teren, 1 kilogram domate kushton 1 euro e 70 centë, 1 kg qepë 1 euro e 50 centë, 1 kg spinaq nga 1 euro deri në 1 euro e 50 centë dhe speci djegës 2 euro e 50 centë. Po ashtu, kilogrami i trangujve kushton 1 euro e 50 centë.
Rënie e çmimit është vërejtur tek bananet dhe dredhëzat. Derisa ditë më parë bananet shiteshin për rreth 2 euro për 1 kilogramë, çmimi i tyre ka rënë në 1.50 euro. Ndërsa një kilogramë dredhëza tash kushton 1.30 euro, ndërkohë që me herët kjo sasi tregtohej për 2 euro. /Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/4DX-1-780x439.jpg)
Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
![DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikulli.jpg)
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
![TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/005e6888-0d4b-4aea-a002-73c4f4407290-1-780x439.jpg)
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
Rizvanolli thotë se masat emergjente në energji kanë treguar efektin e tyre
![Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/f1309527-e577-4288-a563-50c1d2040ec2-780x439.jpg)
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht