Sikur është bërë dukuri që pas çdo ndeshje të humbur, drejtuesit e skuadrave tona të shprehin pakënaqësinë dhe të ankohen te komisari i garave. Në shumicën e rasteve këtë e bëjnë për shkak të vendimeve të gjyqtarëve, por ka edhe raste të tjera pas të cilave kërkohet që të anulohet ndeshja, apo ajo të fitohet në tavolinën e gjelbër.
Ankesat e tilla kanë rënë në sy veçmas nga Trepça’89, e cila ende pa përfunduar faza e parë e garave, tashmë është ankuar dy herë, por që duket e nuk ka fat, apo më mirë të thuhet drejtësia nuk është në anën e “minatorëve”.
Ajo sezonin e bërë me vend apo vend ishte njëra prej skuadrave që më së shumti ishte ankuar në elitën e futbollit kosovar. Komisari i Superligës, Ismet Ahmeti, ka refuzuar ankesën e Trepçës ’89 për ndeshjen me Ferizajn, kështu që nuk ka ndryshim dhe pikët e fituara në fushë i mbeten Ferizajt. Është ky rasti i dytë që skuadra mitrovicase ankohet pas ndeshjes së humbur në fushë, dhe në të dy rastet del se ankesa nuk është e bazuar në fakte, të paktën sipas komisarit.
“Po, është ankesa e dytë e Trepçës’89 këtë sezon, por që unë veproj sipas rregullores dhe nuk ka dyshim se të dy ankesat nuk janë bazuar në fakte. Në rastin e parë Trepça’89 është ankuar për ndeshjen me Prishtinës e cila ishte ndërprerë për disa minuta pas hedhjes së gazit lotsjellës, por ne kemi kërkuar edhe raportin nga policia.
Në rastin e dytë, skuadra mitrovicase është ankuar për shkak se trajneri i portierëve të Ferizajt, Jeton Bislimi, ka qëndruar në bankinë. Është e vërtetë se ai ka qenë i dënuar, por dënimi ka qenë me 250 euro, e jo me ndeshje, ndërkohë që për individ pagesa bëhet edhe me këste e ai e ka bërë këtë në kohën e duhur, kështu që ankesa nuk është e bazuar në fakte dhe si e tillë është refuzuar”, tha komisari Ismet Ahmeti, sipas të cilit trajneri i portierëve nuk ka ndikuar në epilogun e ndeshjes dhe humbjen e Trepçës’89.
Ky vendim duket se i ka irrituar drejtuesit e Trepçës ’89, të cilët thonë se nuk do të ndalen, por do të shkojnë deri në fund, pasi janë të bindur se drejtësia është në anën e tyre. “Afati i pagesës së dënimit nga Jeton Bislimi ka qenë 15 ditë nga dita e shqiptimit të dënimit.
Ai këtë nuk e ka bërë. Unë si sekretar i klubit me 14 tetor aty nga ora 10:00 kam shkuar në federatë dhe kam kërkuar ta shoh faturën nëse është bërë pagesa apo jo. Kjo nuk më është mundësuar, madje është lajmëruar skuadra e Ferizajt për mundësinë e ankesës sonë kështu që Ferizaj e ka bërë pagesën me 14 tetor në ora 13:24, pra pas ankesës sonë.
Më pas mora vesh se FFK-ja ka bërë një marrëveshje me Ferizajn që pagesa të bëhet me këste dhe që kjo të përfundoi deri më 25 tetor”, thotë sekretari i KF Trepça ’89, Sadedin Morina, i cili ka paralajmëruar se hapi tjetër është ankesa në shkallën e dytë. “Do të ankohemi, së pari në shkallën e dytë e nëse nuk miratohet, do të shkojmë deri në fund, do të kërkojmë mbrojtjen e ligjshmërisë, pasi jemi të bindur se kemi të drejtë”, thotë Morina.
Kryetari i KF Trepça ’89 Abedin Zeka thotë se ka disa paqartësi këtu, të cilat dëshmojnë se gjërat nuk janë të pastra. “Vet kryetari i KF Ferizaj deklaron se pagesa është bërë moti, kurse në bazë të fakteve del se pagesën e ka bërë Ilaz Mjaku me 15 tetor, pra pas ankesës sonë. Mirëpo, përkundër faktit se sekretari ynë ka qenë ën FFK që nga ora 10:00, atij nuk iu është lejuar protokollimi i ankesës deri në ora 15:00, atëherë kur ishte e qartë se është bërë pagesa. Sa i përket shtyrjes së afatit të pagesës, mua komisari më ka thënë se askush nuk e ka bërë një kërkesë të tillë”, tha Zeka. /Zëri/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/guardiola-780x439.png)
Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt
![Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-07-231234-780x439.jpg)
Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?
![Lojtari të cilin Arteta e solli personalisht tek Arsenali po kërkon largimin gjatë verës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-07-202603-780x439.jpg)
Lojtari të cilin Arteta e solli personalisht tek Arsenali po kërkon largimin gjatë verës
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
![Paul Pogba pranon të heq dorë nga milionat për t’u transferuar tek klubi i njohur evropian](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/pogba-780x439.jpg)
Paul Pogba pranon të heq dorë nga milionat për t’u transferuar tek klubi i njohur evropian
![Chelsea planifikon transferim të 'çmendur' nga Liverpooli në afatin kalimtar veror](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/maresca-slot-780x439.png)
Chelsea planifikon transferim të 'çmendur' nga Liverpooli në afatin kalimtar veror
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti