Çka është më e rëndësishme- shteti ose partia? Kjo është pyetja, besoj, në nënvetëdijen e një qytetari të Maqedonisë. Çdo ditë i bombarduar me- informacione të cilat nuk i ndajnë interesat partiak nga ato shtetëror, ai e humb ndjenjën ku është shteti dhe ku fillon partia. Këtë më së miri e tregoi presidenti Ivanov.
Në betejën mes shtetit dhe partive, tek ne humb- shteti. Kjo për fat të keq, kështu ka qenë dhe duke gjykuar nga ajo që po ndodh do të ngelet edhe më tutje!
Mjafton vetëm të ndiqen proceset aktuale për të kuptuar që në politikë, në veprimet e pushtetit( edhe të opozitës) gjithmonë përpara së gjithave dhe mbi të gjithat, është partia. Çka është edhe më e keqe jo partia si ideologji, si prezantues i një pikëpamje të caktuar për zhvillim të komunitetit, shtetit, e pranueshme për një pjesë të popullatës, por partia në kuptimin e interesit të ngushtë partiak, si pronë e një grupi i cili është gjithmonë i gatshëm t’i shkel të gjithë interesat shtetëror, nacional, strategjik të shtetit, në shkëmbim të pushtetit, përfitimit, dominimit.
Presidenti Ivanov në emër të krerëve të dyshuar të VMRO-DPMNE-së lejoi të hedh dhe të shkel edhe atë pak krenari të funksionit President të Republikës ( nëse tashme mund të quhet i tillë)
Në mënyrë antikushtetuese, me kërcënim, ai u vendos në rolin e shërbëtorit të heshtur, në shërbim të partisë, e cila, në të vërtetë, edhe i konstruktoi dy fitoret e tij për president. Ai vetëm ju a ktheu shërbimin. Lënë anësh pohimet infantile që për këtë nuk ka informuar askënd dhe që e ka bërë vet, sipas bindjeve të tij (!?) Nëse deri tash nuk ka qenë, me veprimin për amnestim ose abolum ose falje ( edhe ai vet nuk e di se çka), është vendosur në lidhje të drejtpërdrejtë me aktivitetin kriminal të grupit partiak, tashmë ai vet nënshkroi si pjesëmarrës i njëjtë në të gjithë marrëveshjet dhe veprimet e fshehta. Ai u ndërlidh me bandën në mënyrë eksplicite dhe thjesht më asgjë nuk mund ta laj.
Thjesht, nga padituria apo nga ndonjë presioni i madh, Ivanov lejoi që t’i shfuqizoj institucionet vetëm për të shpëtuar disa persona nga ndjekja dhe çka është edhe më me rëndësi- t’i shpëtoj parat e tyre. A është i vetëdijshëm për dëmet e shkaktuar dhe dëmet që do të vijojnë?Nëse është, kjo për të nuk është e rëndësishme- e rëndësishme është t’i shpëtoj krerët e partisë. Ndërsa ajo që е rrënon shtetin- për të nuk është e rëndësishme!
MËNYRA E SJELLJES SI NË KOHËN E KOMUNIZMIT
Nuk mund t’i shmangem kujtimit të mënyrës së sjelljes nga koha e komunizmit. Atje hapur identifikohet partia dhe shteti. Gjithçka çka ishte mirë për partinë ishte mirë për shtetin. Pastaj nuk kemi harruar, si dallim dhe arsyetim i fortë, si përparësi e atij sistemi, avantazhi ishte në funksionimin e idesë për ndërtim të një niveli, shoqërie të barabartë e cila u vërtetua se ishte një utopi dhe prandaj u rrëzua. Në ato kohë qeveria ishte vetëm organ ekzekutiv i partisë, si të gjithë institucionet tjera të partisë. Ajo çka do të vendosej në Komitetin Qendror ishte më e rëndësishme dhe gjëja e vetme e mundshme. Ajo quhej centralizëm demokratik! Kontradiktor në vetvete, ky termin siguroi qeverisje të një partie për shumë vite. U zhvillua një sistem i cili arriti të kontrolloj të gjithë segmentet e shoqërisë.
Situata e tashme duket edhe më e rëndë për shkak se nuk bëhet fjalë fjale për qeverise në emër të një partie, por të një rrethi shumë të ngushte ose të Familjes siç përdoret në opinion. Në këtë familje gjithçka ka qenë dhe është ( ende) e mundshme. Politike e kuadrove gjyqësor është udhëhequr nga tefteri i Gordanës, për marrëveshjet me BDI dhe PDSH ( edhe marrëveshje të pista) ka qenë përgjegjës Sasho, për krimet rreth zgjedhjeve (dhe të tjera) ka qenë përgjegjës Mile, për punët tjera Kire…. Shefi, në të vërtetë, i ka shprehur idetë të cilat janë realizuar në vazhdimësi. Gjithçka, madje deri në fasadat e çmendura baroke.
Karikatura e funksionimit të pushtetit shihet posaçërisht mirë tani pasi shefi nuk është kryeministër. Shihet që kushti i Përzhinos të largohet nga pozicioni i kryeministrit që të mos mund të përdor pushtetin si mjet parazgjedhor në paraqitjet e tij, nuk ndryshoi praktikisht asgjë. Ai edhe më tutje sillet njësoj si më herët, madje i intensifikon edhe premtimet e tij joshëse. Shkon shëtitën, premton gjëra të pamundura.
PARTIA MBI GJYKATËN- GJYKATA E PARTISË
Shtypja ndaj gjykatave dhe sistemit të drejtësisë jo që nuk u zvogëlua, por u rrit deri në kufijtë e mundshëm, tani integriteti gjyqësor është ulur i vetëm në nivelin që gjykatësit të mos ndjehen mirë kur duhet të sillet ndonjë vendim, ndërsa liderët e organeve gjyqësore dhe prokurorisë të flasin gjepura. Njëkohësisht, pushteti me gjithë zemër i përdor të gjithë metodat për shtypje, posaçërisht mediumet, të cilat duhet ta anulojnë pak nga pak energjinë kritike të liruar dhe zërave të paktë në numër që nuk rranë pre e shtypjes së fuqishme. Qëllimi është krijohet shfaqja që është në pyetje që shteti parti të qëndroj në pushtet, kuptohet, me shefin e pazëvendësueshëm i cila paraqet dilemën hamletiane- Gruevski ose Maqedonia. Ndërsa shtetin e shfrytëzojnë si mjet kur duan t’i diskreditojnë ato që nuk mendojnë njësoj dhe t’i shpallin si elemente anti shtetërore.
Vjedhja e paturpshme e votave vendoset në nivel teknik. Prokuroria Speciale si një e keqe e cila çrrënjoset, edhe pse pajtueshmëri për këtë nënshkroi edhe shefi.
Partnerët e tyre nga BDI në mënyrë të paturpshme zgjidhin probleme dashurie partiake në shërbim të thellimit të krizës. Gjithçka është e mundur vetëm partitë e tyre të ngelen të forta, ato që vendosin dhe të vetme (!?), edhe pse janë tërësisht të kalbura.
Në anën tjetër gjendet opozita, sërish е personifikuar në një parti e cila kërkom vetëm të bëhet ndryshim i partisë aktuale në pushtet. LSDM nuk e artikuloi në dobi të saj revoltin e vitit të kaluar dhe nuk arriti të jep garanci që në të ardhmen nuk do të jetë kështu, që kjo që ndodhi tani do të jetë e kaluar, dhe shteti do të vendoset në rend të parë.
Tani, me parlament të shpërndarë, i cili edhe ashtu ishte vetëm një poligon për grindje të nivelit të ulët, ndeshjet mes partive do të bëhen herë pas here në mediume, ndërsa më pas në rrugë. Për shkak se institucionet janë të vdekura, ngelen partitë.
Shkruan: Aleksandër Shollakovski. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRasti i vdekjes së 7 vjeçares pas rezonancës magnetike, ekspertja e IML-së deklarohet rreth raportit të ekzaminimit toksikologjik
Dëshmitari i 105-të në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Me kanë akuzuar se kam vrarë shqiptarë, ishte justifikim për ndalimin tim
Gjykata e Posaçme sekuestron pasuritë e Monika Kryemadhit dhe nënës së saj
Vrasja e 14-vjeçarit, Bamir Topi me tone të ashpra: Jemi për faqe të zezë
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
Ligji për gjuhët në RMV, Shoqata e Veteranëve të UÇK-së i reagon Kurtit: Tërhiqe deklaratën dhe kërko falje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian