LAJMI I FUNDIT:

City me super projekt, tuneli kthehet në xham për të qenë më afër tifozëve

City me super projekt, tuneli kthehet në xham për të qenë më afër tifozëve

Një risi që do të afrojë më shumë tifozët me skuadrën, por do të shtojë edhe të ardhurat për klubin.

Manchester City ka një projekt ambicioz dhe të veçantë të quajtur “Tuneli i xhamit” nëpërmjet të cilit, tifozët do të kenë mundësinë të shikojnë lojtarët pak momente përpara hyrjes në fushë.

Projekti është unikal në llojin e vet. Bëhet fjalë për një zonë të rrethuar me xham ku tifozët duhet të paguajnë ekstra për të hyrë dhe nëpërmjet saj do të kenë mundësinë të ndjekin hyrjen e lojtarëve nga tuneli në fushën e lojës.


manchester

Në këtë rast bëhet fjalë për lojtarët e të dyja skuadrave dhe jo vetëm të Manchester Cityt, çka do të thotë se tifozët e “citizens” në shumë raste mund të jenë jo vetëm pranë idhujve të tyre, por edhe vetëm pak metra larg yjeve më të mëdhenj të kontinentit.

Në këtë pikë mbeten për t’u zgjidhur shumë detaje pasi shumë klube nuk dëshirojnë që lojtarët e tyre të monitorohen. Gjithsesi, puna për modifikimin e tunelit të stadiumit “Etihad” sapo ka nisur dhe sipas arkitektëve, modeli është huazuar nga stadiumi i Dallas Cowboys në futbollin amerikan.

Duke filluar që prej sezonit të ardhshëm, dhomat e zhveshjes do të zhvendosen në katin e parë për të bërë një lidhje sa më të shkurtër me tunelin që nxjerr lojtarët në fushën e lojës.

Klubi nuk ka dhënë ende asnjë detaj për çmimin e biletës në këtë zonë, por me siguri, ata që do të dëshirojnë një luks të tillë, duhet të mendohen mirë përpara se të paguajnë biletën.

Në trend Sport

Më shumë
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Premier League
Vinicius konsideron ofertën marramendëse nga Arabia Saudite, Real Madridi është i hapur për shitjen e tij

Vinicius konsideron ofertën marramendëse nga Arabia Saudite, Real Madridi është i hapur për shitjen e tij

La Liga
Rikthimi i Neymar te Barcelona është i mundur

Rikthimi i Neymar te Barcelona është i mundur

La Liga
“Askush në Real Madrid nuk e ka humbur mendjen”, Ancelotti i përgjigjet Javier Tebasit

“Askush në Real Madrid nuk e ka humbur mendjen”, Ancelotti i përgjigjet Javier Tebasit

La Liga
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori