LAJMI I FUNDIT:

Cilët janë personat që nuk duhet ta konsumojnë kefirin edhe pse ai ka përfitime të shumta

Cilët janë personat që nuk duhet ta konsumojnë kefirin edhe pse ai ka përfitime të shumta

Për shkak të pasurisë së lëndëve ushqyese dhe probiotikëve që përmban, kefiri është bërë shumë i popullarizuar dhe shumë e preferojnë atë më shumë se kosin.

Kefiri është një pije e kultivuar, e thartuar, që të kujton kosin. Burime të caktuara deklarojnë se kjo pije është mbi 1000 vjet e vjetër dhe buron nga Kaukazi. Në thelb, kefiri prodhohet nga fermentimi i kokrrave “kefir”, të cilat i ngjajnë lulelakrave miniaturë. Këto kokrra përbëhen nga kazeinë dhe koloni xhelatinoze të mikroorganizmave që rriten në mënyrë simbiotike.


Mikroflora dominuese janë Saccharomyces kefir, Torula kefir, Lactobacillus caucasicus, Leuconostoc dhe streptokoku i qumështit të përdorur në industrinë ushqimore, dhe maja është gjithashtu e pranishme.

Së pari, këtu gjeni se çka konsumoni në 175 ml kefir:

  1. Kalori: 97 kcal

  2. Karbohidratet: 5 – 7 g

  3. Yndyrë: 3 – 6 g (në varësi të qumështit të përdorur)

  4. Proteina: 4 g

  5. Kalcium: 10 për qind RDI (marrja e preferuar ditore)

  6. Fosfor: 15 për qind RDI

  7. Vitamina B12: 12 për qind RDI

  8. Magnez: 3 për qind RDI

Përfitimet e kefirit për shëndetin

Përmban shumë lëndë ushqyese, shumë proteina, vitamina B, kalium dhe kalcium. Kalciumi ndihmon në ndërtimin e kockave të forta, proteina ndërton muskuj të fortë dhe kaliumi është i rëndësishëm për shëndetin e zemrës, raporton Medical News Today, shkruan KP.

Por probiotikët janë përfitimi më i fortë shëndetësor që kefiri mund të ofrojë. Sipas Klinikës Mayo, probiotikët mund të ndihmojnë në:

  • Përmirësimin e raportit të baktereve të shëndetshëm gastrointestinal

  • Trajtimin e dispepsisë, sidomos pas përdorimit të antibiotikëve

  • Trajtimin e sindromës së zorrës së irrituar ose lehtësimin e simptomave të saj

  • Zvogëlimin ose parandalimin e infeksioneve gastrointestinale

  • Parandalimin e infeksioneve vagjinale

  • Parandalimin  e infeksioneve të traktit urinar

Përfitimet shëndetësore të kefirit mund të shtrihen përtej probiotikëve. Një studim zbuloi se kefiri mund të jetë i dobishëm në uljen e kolesterolit dhe stimulimin e sistemit të imunitetit.

Efektet anësore të kefirit dhe kush nuk duhet ta konsumojë

Edhe pse konsumimi i kefirit sjell shumë përfitime shëndetësore, disa efekte anësore janë gjithashtu të mundshme, si kapsllëk dhe dhimbje barku.

Për më tepër, kefiri konsiderohet i sigurt për fëmijët midis moshës një dhe pesë, por duhet patjetër ta kontrolloni këtë së pari me një pediatër ose mjek të përgjithshëm. Fëmijët nën një vjeç nuk lejohen të konsumojnë produkte nga qumështi i lopës, por atyre u lejohet të konsumojnë qumësht gjiri që përmban probiotikë natyralë.

Njerëzit me sëmundje autoimune duhet gjithashtu të flasin me mjekun e tyre para se të konsumojnë kefir. Megjithëse bakteret në kefir janë të dobishme për njerëzit me sistem të fortë të imunitetit, ato mund të rrisin infeksionet ose të përkeqësojnë kushtet tek ata, sistemet imunitare të të cilëve janë jashtë ekuilibrit.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori