LAJMI I FUNDIT:

Cigare të shkurtra për pauza më të shkurtra

Cigare të shkurtra për pauza më të shkurtra

Kompania Philip Morris planifikon që së shpejti të hedh në treg cigare më të shkurtra, të dedikuara për duhanxhinjtë e punësuar, të cilët në atë mënyrë do të shkurtonin "pauzat e duhanit" gjatë orarit të punës.

Cigaret e reja do të kishin të njëjtën përqindje të nikotinës si edhe standardet, por koha e pirjes do të shkurtohej.

Cigaret me emrin "Marlboro Intense" janë të gjata 7.2 centimetra dhe do të duhej të tërhiqnin vëmendjen e duhanpirësve të cilët, për shkak të ligjeve të reja për pirjen e duhanit në vende publike, duhet të kënaqën me vesin e tyre në rrugë.

Cigaret e para do të testohen fillimisht në tregun e Turqisë, e më pas edhe në 50 vende të tjera që kanë filluar zbatimin e pirjes së duhanit në vendet publike.