LAJMI I FUNDIT:

Çifti, 100 dhe 99 vjeçar, në kahun e gabuar të autostradës

Çifti, 100 dhe 99 vjeçar, në kahun e gabuar të autostradës

Policia ka thënë se një çift i moshuar, 100 dhe 99 vjeçar, i cili po vozitej në kahun e gabuar të një autostrade në Zelandë të Re për gati dy kilometra, para se të bënte ndeshje, shumë me gjasë do të duhet t’i dorëzojë lejet e tyre të vozitjes.

Zëdhënësja e policisë, Kaye Calder ka thënë se çifti ka arritur t’i evitonte automjetet, të cilat po vinin në drejtim të tyre gjatë së dielës, në autostradën më të ngarkuar të Zelandës së Re, afër kryeqytetit, Wellington.

Automjeti përfundimisht u përplas me një tjetër që po vinte në drejtim të tyre. Ata kanë pësuar lëndime të lehta.

Calder ka thënë të martën se çifti nuk duket se do të paditen dhe se policia ende është duke tentuar të përcaktojë se kush po e voziste automjetin në kohën e aksidentit dhe si kanë përfunduar ata në kahun e gabuar.