LAJMI I FUNDIT:

“Cicërima më e rrezikshme që kur Trump erdhi në zyrën e Presidentit”

“Cicërima më e rrezikshme që kur Trump erdhi në zyrën e Presidentit”

Senatori demokrat amerikan, Chris Marphy, ka kritikuar cicërimën e fundit në Twitter të presidentit Donald Trump, rreth Koresë së Veriut.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ai beson se kjo cicërimë “ndoshta është më e rrezikshmja dhe më e papërgjegjshmja” që kur Trump erdhi në zyrën e Presidentit.

“Miliona jetë njerëzish janë vënë në pyetje, kjo nuk është një lojë”, ka shkruar Marphy në Twitter.


Mediat e huaja ndërkohë kanë njoftuar se Shtëpia e Bardhë nuk ishte e gatshme për të sqaruar mesazhin e Trump në Twitter, si dhe për të shpjeguar se çfarë donte të thoshte kur ai përmendi fjalën “zhvatje” në rastin e krizës së tanishme me programin bërthamor të Koresë së Veriut.

Ndryshe, Trump sot përjashtoi mundësinë e bisedimeve diplomatike me Korenë e Veriut, një ditë pasi Pheniani kishte gjuajtur një raketë balistike mbi Japoni, duke nxitur dënimin nga e gjithë bota.

“Shtetet e Bashkuara kanë biseduar me Korenë e Veriut dhe i kanë paguar para në formë zhvatjeje, për 25 vjet. Bisedimet nuk janë përgjigja!”

Ai tha dje se bota mori një mesazh nga Koreja e Veriut dhe se tani të gjitha opsionet janë në tryezë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë

Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë

Evropa
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Botë
Scholz kritikon Trumpin për Ukrainën

Scholz kritikon Trumpin për Ukrainën

Evropa
Trudeau paralajmëron: Trump nuk po bën shaka, ai dëshiron ta aneksojë Kanadanë

Trudeau paralajmëron: Trump nuk po bën shaka, ai dëshiron ta aneksojë Kanadanë

Amerika
Kalo në kategori