LAJMI I FUNDIT:

CIA u jep Viagra afganëve në shkëmbim të informacioneve

CIA u jep Viagra afganëve në shkëmbim të informacioneve

Shërbimet sekrete amerikane kanë gjetur një armë shumë të fortë për të pasur bashkëpunim me popullsinë afgane në luftën e tyre kundër talibanëve.

Pasi që është eksperimentuar, arma sekrete ka rezultuar të jetë, jo vetëm efikase, e shumë bindëse, por edhe e parrezikshme për ata që e pranojnë si dhuratë në shkëmbim të informacioneve që japin për CIA-n. Bëhet fjalë për pilulën e kaltër, e cila ka miliona përdorues në mbarë botën. Mos u çuditni, është pikërisht Viagra!

Gazeta prestigjioze amerikane “Washington Post” në versionin e saj online ka paraqitur përvojën e një agjenti amerikan, i cili me anë të katër pilulave të kaltra arriti ta bind
liderin e moshuar të një fshati shumë strategjik në jug të Afganistanit, për të bashkëpunuar me shërbimet inteligjente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në shkëmbim të Viagras, ai i dha agjentit një varg informacionesh për lëvizjet dhe logjistikën e përdorur nga talibanët.