LAJMI I FUNDIT:

Churkin: “Qëndrimi parimor” i Rusisë karshi statusit të Kosovës

Churkin: “Qëndrimi parimor” i Rusisë karshi statusit të Kosovës

Përfaqësuesi i Rusisë në OKB, Vitaly Churkin ka deklaruar se çështja e Kosovë do të ishte zgjidhur krejt ndryshe po të mos ekzistonte “qëndrimi parimor rus”.

"Finalja, por dhe e gjithë rrjedha do të ishte krejt ndryshe. Rusia ka pasur qëndrim parimor dhe absolutisht fundamental në zhvillimin e situatës”, ka thënë Churkin për Televizionin “Vesti”.

Ambasadori rus ka numëruar disa arsye pse mendon kështu. Para se gjithash, sipas tij, Këshilli i Sigurimit do të kishte miratuar planin e Ahtisaarit dhe në këtë rast – siç është shprehur ai – “miqtë tanë serbë do të viheshin në një situatë të vështirë”.

Në këtë mënyrë, ka shtuar Churkin, ka mbetur në fuqi Rezoluta 1244, e cila i jep mundësi Beogradit që ta mbrojë tërësinë territoriale të Serbisë. Madje, sipas tij, Rusia ka arritur të vë nën kontroll të OKB-së edhe punën e misionit EULEX në Kosovë.


Kontribut tjetër i Rusisë, sipas Churkinit – është momenti kur drejtuesit e UNMIK-ut në Kosovë kishin ushtruar “forcë” ndaj serbëve në pjesën veriore të Mitrovicës. Në atë kohë, ka shtuar ai, Rusia kategorikisht kishte dënuar këtë “provokim” dhe kishte kërkuar hetimin e këtij rasti nga OKB-ja – hetim i cili, sipas tij, kishte dëshmuar se aksioni i përfaqësuesve të OKB-së ka qenë “i padrejtë dhe provokues”.

Të gjitha këto, sipas Churkinit, kanë bërë që Serbia të mund të mbrojë edhe më tutje tërësinë e saj territoriale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Ngritje e temperaturave këtë javë, priten edhe reshje lokale shiu

Ngritje e temperaturave këtë javë, priten edhe reshje lokale shiu

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Kalo në kategori