LAJMI I FUNDIT:

Chelsea – Man City: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i derbit të javës në Ligën Premier

Chelsea – Man City: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i derbit të javës në Ligën Premier

Dy klubet e mëdha angleze, Chelsea dhe Manchester City do të luajnë mes vete në ndeshjen derbi të javës së 19-të në Ligën Premier.

Blutë janë nikoqir të Qytetarëve në takimin e vlefshëm për javën e 19-të, takim i cili pritet të zhvillohet sonte (e enjte) në mbrëmje.

Vendi: Stamford Bridge


Koha: 21:00

Lajme rreth ekipeve

Chelsea

Chelsea do të jetë pa një numër të madh lojtarësh të ekipit të parë për këtë ndeshje shkaku i lëndimeve.

Edouard Mendy mund të rikthehet në stol, pasi nuk u përfshi në skuadër për ndeshjen e fundit ndaj Nottingham Forest.

Mateo Kovacicit mund t’i jepet një fanellë titullari, pasi doli nga stoli në barazimin me Forest, pas rikthimit të tij të vonshëm nga Kupa e Botës.

Man City

Ruben Dias do të mungojë për shkak të një dëmtimi të kofshës dhe mund të mungojë për disa javë.

Aymeric Laporte është në dyshim, për shkak të një problemi me shpinën.

Julian Alvarez mund të rikthehet në skuadër për këtë ndeshje, pas kthimit të tij të vonë nga Kupa e Botës.

Fakte

Man City ka barazuar në pjesën e parë dhe ka fituar në kohën e plotë në tri ndeshjet e fundit kundër Chelseat në të gjitha garat.

Ka pasur nën tri gola të shënuar në shtatë nga tetë ndeshjet e fundit të Chelseat në Ligën Premier.

Man City ka mbajtur portën e pastër në tri ndeshjet e fundit kundër Chelseat në të gjitha garat.

Chelsea ka shënuar nën tri gola në katër ndeshjet e fundit kundër Man City në të gjitha garat.

Man City ka fituar tri ndeshjet e fundit kundër Chelseat në të gjitha garat.

Analizë

Ky do të jetë takimi i dytë këtë sezon mes këtyre dy skuadrave, me Cityn që fitoi 2-0 në Kupën e Ligës në nëntor, dhe kjo është ndeshje parë këtë javë mes dy skuadrave, pasi të njëjtat takohen mes vete edhe në FA Cup këtë të diel.

Chelsea ka qenë në formë të dobët kohët e fundit, duke fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit të ligës, më së fundi barazoi 1-1 me Nottingham Forest.

City, megjithëse është në vendin e dytë në këtë raund të ndeshjeve, ka fituar vetëm një nga tre të fundit në ligë, duke mbajtur portën e paprekur në shtatë ndeshjet e fundit të ligës. Ata vijnë në këtë lojë pas një barazimi 1-1 me Everton.

Me listën e gjerë të lëndimeve të Chelseat, City mund të marrë lehtësisht tre pikët nga ky takim i sotëm.

Formacionet e mundshme

Chelsea: Arrizabalaga; Azpilicueta, Koulibaly, Silva, Cucurella; Kovacic, Jorginho, Mount; Sterling, Aubameyang, Pulisic; 

Man City: Ederson; Walker, Stones, Akanji, Cancelo; Gundogan, Rodrig, De Bruyne; Silva, Haaland, Grealish; 

Parashikimi: Chelsea 1-3 Man City

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori