LAJMI I FUNDIT:

Chavez humb referendumin

Chavez humb referendumin

Presidenti Hugo Chavez ka humbur me diferencë të vogël referendumin që do t'i kishte dhënë atij kompetenca më të shumta kushtetuese dhe një mandat pa afat. Ky rezultat shihet si një humbje e madhe në planet e presidentit për transformimin e vendit dhe ngritjen e një shteti socialist.

Kjo është vota e parë "kundër", për presidentin që kur ai fitoi pushtetin në vitin 1998, kur premtoi reforma të mëdha në ligjet e vendit për të rishpërndarë pasuritë me naftë të vendit tek fermerët e varfër të zonave rurale.

Partitë e opozitës thanë gjatë fushatës elektorale se presidenti po kërkonte më shumë pushtet për veten dhe se Chavez ishte duke u përpjekur të vendoste diktaturën.

Para shpalljes së rezultateve, Sekretari i Përgjithshëm i partisë së opozitës, Copei, Luis Ignacio Planas lavdëroi mënyrën e sjelljes së venezuelianëve, të cilët dolën për të votuar në referendum.


"Ne mund të jemi të gëzuar, sepse kemi parë sjelle të qytetëruar gjatë referendumit."

"Njerëzit dolën në votime, nuk pati incidente, me gjithë parashikimet se do të kishte dhunë," tha zoti Planas.

Ai shtoi se duhet festuar fakti që populli venezuelian ka treguar se është shumë e qetë dhe e dëshiron paqen./bbc/

Në trend Botë

Më shumë
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut në Rusi

NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut në Rusi

Botë
A mundet Donald Trump të bëhet sërish president në vitin 2028?

A mundet Donald Trump të bëhet sërish president në vitin 2028?

Amerika
Thellohen tensionet Izrael-Francë: Publikohen pamjet ku policia izraelite arreston stafin francez në një vend të shenjtë në Jerusalem

Thellohen tensionet Izrael-Francë: Publikohen pamjet ku policia izraelite arreston stafin francez në një vend të shenjtë në Jerusalem

Azia
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë parë një stuhi si kjo për të paktën 30 vjet

Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë parë një stuhi si kjo për të paktën 30 vjet

Amerika

"Krimea t'i falet Rusisë", ekipi i Trumpit distancohet nga deklarimet e republikanit Bryan Lanza

Botë
Shkencëtarët thonë se bota po hyn në një epokë të re 'të paparashikueshme' klimatike - çfarë po paralajmërojnë ata?

Shkencëtarët thonë se bota po hyn në një epokë të re 'të paparashikueshme' klimatike - çfarë po paralajmërojnë ata?

Botë
Kalo në kategori