Pothuaj gjatë tërë vitit, që po i vjen fundi, nuk e kemi lëshuar nga goja xhudistin tonë Majlinda Kelmendi dhe sikur të gjithë ngarendnin se kush do t’ia urojë fitoret e shumta.
Madje edhe njerëzit nga politika i kishin lënë punët e veta, vetëm e vetëm që të shfaqen para Majlindës dhe të paktën për një çast të jenë pjesë e rezultateve të saj.
Natyrisht se edhe në të kaluarën kemi pasur sportiste me të cilat jemi mburrur, duke përfshirë këtu basketbollistet e Universitetit, pastaj futbollistet dhe hendbollistet e Prishtinës, të cilat kanë lënë gjurmë ndër vite, jo vetëm në sportin kosovar, por edhe më gjerë.
Megjithatë, edhe ky vit, por edhe shumë të tjerë na bëjnë me dije se ne sikur jemi të prirë që të dalim në sipërfaqe vetëm kur kemi rezultate, vetëm kur duhet shijuar triumfin, në të kundërtën, humbim çdo gjurmë, sikur na lëshon toka! Ndryshe nuk mund të kuptohet neglizhenca ndaj sportit ekipor të femrave, i cili gjithnjë e më shumë po shuhet e askush nuk po brengoset për këtë.
Kur kjo ndodh me skuadrat që nuk qëndrojnë mirë në shumë segmente, atëherë edhe është e kuptueshme, por kur kjo u ndodh skuadrave që shpallen kampione për shumë vite, atëherë këtu diçka nuk është në rregull. Hendbollistet e Trepçës kanë luajtur rol të rëndësishëm në elitën e hendbollit tonë, por që edicionin e ri nuk e nisën fare.
Rrugës së ngjashme ishin duke shkuar edhe volejbollistet e Prishtinës, të cilat viteve të fundit i kanë mbledhur të gjitha trofetë, por në çastet e fundit morën disa premtime dhe i nisën garat, edhe pse telashet nuk po marrin fund. Rasti i fundit dhe më skandalozi është me basketbollistet e Sigal Prishtinës, kampionet e Kosovës për edicionin e kaluar, të cilët deri më dje nuk e kanë pasur asnjë takim, asnjë stërvitje, ndërkohë që kampionati tashmë ka filluar.
Një zyrtar i klubit duke mos qenë fare në dijeni se ka ardhur koha që garat të fillojnë, na tha: “Bordi do të takohet në javën e ardhshme dhe do ta shqyrtojmë çështjen e Sigal Prishtinës në konkurrencën e femrave”.
Është mbase e kuptueshme që Bordi të merret me basketbollistët e Sigal Prishtinës, të cilët po shkëlqejnë në garat vendore dhe në Ballkan Ligë, por në asnjë mënyrë nuk mund të arsyetohet anashkalimi i femrave, të cilat siç po rrjedhin gjërat vështirë të presin ditë më të mirë.
Ato më të “zonjat” gjetën skuadra tjera, por shumica ka mbetur në kryeqytet në pritje të zgjidhjes fatlume, ndonëse e kanë të qartë se mrekullia nuk do të ndodhë. Pa telashe nuk janë as skuadrat e futbollit në konkurrencën e femrave, rezultatet e të cilave deri para një jave nuk i jepte as faqja zyrtare e FFK-së.
Të mos flasim për vështirësitë e vashave të reja, të cilët jo që nuk paguhen, por në të shumtën e rasteve u mungon edhe ushqimi. Në hall të madh janë trajnerët e klubeve, të cilët deshën apo jo sikur janë të detyruar të merren edhe me punë që nuk u takojnë fare. Tani kur i kemi institucionet tona, kur i kemi klubet, federatat, departamentet dhe ministritë, askush asnjë fjalë nuk e thotë për dukurinë e shuarjes së klubeve.
A ka më keq për sportin, për rininë tonë të cilën e quajmë të shëndoshë dhe për të cilën themi me plot gojë se na ka lakmi e tërë Evropa? /Zëri/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pjesë e “Prishtinës së Artë” – Morina tregon vetitë e yjeve të asaj kohe si Vokrri, Muriqi, Cimili e të tjerë
Vazhdon shkëlqimi i Antonys në La Liga – shënon super gol te Real Betisi
Ka një klauzolë lirimi prej 65 milionë eurosh – Kane tregon a do të largohet nga Bayerni
FIFA përjashton tri kombëtare nga Kampionati Botëror 2026
Hansi Flick merr vendimin e papritur për të ardhmen e De Jong
Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit
Bisedë e tensionuar mes Flick dhe yllit të Barcelonës – lojtari po konsideron largimin
Pamjet e fundit nga ‘Camp Nou’ shfaqin shqetësime të mëdha për Barcelonën
I kërkuar nga Real Madridi, Reijnders me mesazh të fortë për të ardhmen e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti