Dielli shkëlqente. Tapeti i kuq ishte shtrirë. Ishte mbledhur një roje nderi ushtarake. Edhe ambasadori i Gjermanisë në Katar, Lothar Freischlader, ishte i pranishëm. Problemi i vetëm ishte se asnjë zyrtar i Katarit nuk ishte i pranishëm për të pritur zyrtarisht presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier në Doha.
Kështu, duke mbërritur pak përpara afatit, Steinmeier priti në derën e Airbus A350 të Bundeswehr-it për gati gjysmë ore përpara se Sulltan al-Muraichai, ministri i shtetit për punët e jashtme të Katarit, të mbërrinte për të pritur kreun e shtetit të Gjermanisë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Dhe ky “lëshim diplomatik” e la gazetaren e DW, Rosalia Romaniec, e cila po udhëtonte me Steinmeier, të shtronte pyetjen nëse ishte bërë një gabim me planifikimin apo nëse zyrtarët në kombin arab “ishin ftohur” në raport me Gjermaninë pasi Steinmeier kaloi kohë gjatë udhëtimit të tij tre-ditor në rajon në Izraeli, pasuar nga dy netë në Oman dhe vetëm tri orë në shtetin e Gjirit.
Siç vë në pah DW, në Gjermani, ndikimi i Dohas në luftën Izrael-Hamas shihet si disi i diskutueshëm pasi Katari është shtëpia e krahut politik të Hamasit.
Kjo bëri që disa të pyesin nëse “përbuzja” e së mërkurës ishte një përgjigje ndaj deklaratave të bëra së fundmi nga ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock përpara vizitës së planifikuar prej kohësh të Al Thani në Berlin në tetor.
German President Frank-Walter Steinmeier was left waiting 30 minutes at tarmac of Qatar airport.
No Qatari official showed up to pick him up from the airport. pic.twitter.com/RgdGAIOO2q
— Clash Report (@clashreport) November 30, 2023
“Ne nuk pranojmë mbështetje për terrorin”, i tha Baerbock transmetuesit publik ZDF në atë kohë. “Për t’i dhënë fund këtij terrorizmi”, shtoi ajo, “vendet si Katari kanë një përgjegjësi të veçantë”.
Katari u tha se ishte zemëruar nga komentet.
Vendi gjithashtu besohet se ka dërguar të paktën 1.5 miliard dollarë (1.36 miliard euro) në Rripin e Gazës të kontrolluar nga Hamasi për të financuar, pjesërisht, pagat e personelit spitalor dhe administrativ.
Katari ka thënë se transferimi i fondeve është bërë me lejen e Izraelit.
Ndryshe, Steinmeier ishte në Katar për të diskutuar me udhëheqjen e Katarit për përpjekjet për lirimin e pengjeve të mbetura gjermane që mbaheshin nga Hamas.
“Jam i sigurt se Katari do të bëjë gjithçka në fuqinë e tij për të kontribuar në lirimin e pengjeve gjermane”, u tha ai gazetarëve në Doha pas bisedimeve me Al Thani.
Presidenti gjerman theksoi më tej se i kishte kërkuar udhëheqjes së Katarit që të vazhdojë përpjekjet për lirimin e të gjithë pengjeve.
Katari tashmë ka “përdorur ndikimin e tij këtu në rajon dhe gjithashtu mbi Hamasin” për të ndërmjetësuar një marrëveshje midis palëve ndërluftuese, shtoi Steinmeier, duke iu referuar një armëpushimi të ndërmjetësuar që deri më tani ka parë një pauzë gjashtë-ditore (si dhe një të fundit të enjten) në luftimet midis Hamasit dhe Izraelit, si dhe shkëmbimit të pengjeve të mbajtura në Gaza që nga sulmet e 7 tetorit për të burgosurit palestinezë që mbaheshin në burgjet izraelite. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

A mundet SHBA-ja t’ia “vrasë” armët Evropës – ekspertët shprehin shqetësimin për “çelësin e vdekjes”

Kryeministri i ri kanadez i përgjigjet Trumpit: Kanada kurrë nuk do të bëhet pjesë e SHBA-së

G7 paralajmëron Rusinë: Pranoni armëpushimin ose do të pasojnë sanksione të reja

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës