Të dielën, Koreja e Veriut testoi një bombë me hidrogjen, tri herë më e fuqishme se bomba bërthamore e hedhur në Hiroshima në vitin 1945.
Testimi i bombës së re me hidrogjen alarmoi Japoninë, Korenë e Jugut, SHBA-në dhe gjithë ndërkombëtarët.
Të gjithë e dënuan veprimin e shtetit komunist, ndërsa Kina si vendi i vetëm partner strategjik i Koresë së Veriut, tha se botës po i afrohet një hije e errët pas shumë vitesh në paqe.
Nisur nga situata e tensionuar në gadishullin korean, CNN ka listuar 5 gjëra që duhet të dimë rreth Koresë së Veriut.
Pse Koreja e Veriut teston një bombë bërthamore?
Një armë bërthamore është mekanizmi i vetëm dhe i fundit i mbijetesës për një regjim të izoluar me pak ndikim dhe me pak vende aleate. Shumë ekspertë besojnë se diktatori Kim Jong nuk do ta përdorë armën bërthamore.
Sipas tyre, përcjell tvklan.al, ai e di se përdormi i një arme bërthamore do të fillonte një luftë që vendi i tij nuk do të mund ta fitonte. Përmes propagandimit të armës bërthamore, Kim Jong dëshiron të njihet ndërkombëtarisht.
A do të ketë luftë?
SHBA ka një fuqi shumë herë më të madhe në krahasim me Korenë e Veriut, por një sulm nga ana e amerikanëve do të shkaktonte shumë viktima tek fqinjët e shtetit komunist, tek Koreja e Jugut dhe Japonia.
Analistët thonë se nisja e dy raketave balistike ndërkontinentale nga Koreja e Veriut, plus edhe bomba me hidrogjen që u testua një ditë më parë, e vë në rrezik territorin amerikan.
Ekspertët thonë se është shumë e vështirë të verifikohen pretendimet e Koresë Veriore, por mundësia e një skenari të tillë bën që rreziqet të jenë të paimagjinueshme.
Nga ana tjetër, SHBA paralajmëroi një reagim masiv ushtarak ndaj shtetit komunist që testoi bombën me hidrogjen.
Çfarë ndodh nëse sulmon Kim Jong Un?
Nëse Koreja e Veriut do të godasë e para sikurse paralajmëroi muajin e kaluar, territori i parë amerikan që do të goditet do të jetë ishulli Guam, ku edhe SHBA ka një bazë ushtarake.
Por, Shtetet e Bashkuara kanë sistem mbrojtës në vend. Këtu përfshihet edhe sistem mbrojtës kundër raketave.
Për shembull, nëse Koreja e Veriut sulmon me raketa, sistemi mbrojtës amerikan mund të ndjekë 100 raketa njëkohësisht, t’i neutralizojë dhe shkatërrojë pa shpërthyer.
Cilat janë opsionet e tjera që ka SHBA?
Përveç luftës, janë vetëm dy. Sanksionet dhe negociatat. Sanksionet ndaj Koresë së Veriut tashmë janë vendosur nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, por mund të vendosen edhe të tjera.
Megjithatë nuk ka mbetur shumë për të vendosur, megjithëse presidenti Trump mund të synojë të bllokojë naftën bruto, që Koreja e Veriut e importon nga Kina.
Mundësia tjetër janë negociatat, për të cilat Presidenti Trump më herët i ka përjashtuar për të cilat ka thënë se nuk janë opsion.
Çfarë alternative tjetër mund të ndihmojë për këtë situatë?
Presidenti amerikan Donald Trump ka nxitur Kinën që ta bëjë fqinjin e saj të padisiplinuar të ndalojë provokimet dhe testimet e raketave.
Ndërkohë që Kina ka mbështetur vazhdimisht sanksionet e OKB-së ndaj Koresë së Veriut, SHBA ankohet se Pekini zyrtar nuk bën mjaftueshëm manovra ekonomike për të ushtruar presion ndaj shtetit komunist.
Analistët thonë se pavarësisht shpresave të Uashingtonit, Kina nuk do ta zgjidhë problemin e Koresë së Veriut.
Sipas tyre, Kina shqetësohet më shumë për stabilitetin politik në gadishullin korean.
Kinezët i druhen faktit se presioni i madh ekonomik do të rrezikonte rënien e regjimit komunist të Kim Jong Un, që më pas mund të shkaktojë kaos në gadishull dhe të sjellë një sërë problemesh afatgjata për sistemin politik.
———
Sondazhi i ditës në Telegrafi.com
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Siria me një kapitull të ri, autoritetet njoftojnë fillimin e dialogut kombëtar për të ardhmen e vendit

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Një polic u vra dhe pesë persona të tjerë u plagosën kur një burrë mori peng stafin mjekësor dhe hapi zjarr në një spital në Pensilvani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë