LAJMI I FUNDIT:

Çfarë ndikimi që do të ketë në Shqipëri fitorja e Trump?

Çfarë ndikimi që do të ketë në Shqipëri fitorja e Trump?

Drejtuesi politik i PD në Tiranë, Belind Këlliçi, ka komentuar fitoren e fundit të Donald Trump në zgjedhjet amerikane dhe ndikimin që kjo fitore mund të ketë në Shqipëri dhe në rajon.

Gjatë një daljeje në emisionin “Debat” me Alba Alishanin, Këlliçi, i cili sapo ishte kthyer nga SHBA, u shpreh se fitorja e Trump ishte një surprizë dhe e pastër.

Ai lexoi një deklaratë të Trump, ku ish-presidenti theksonte angazhimin për të luftuar ndikimin e George Soros-it, për të cilin Këlliçi deklaroi se ka ndikim të madh në Shqipëri.


Sipas Këlliçit, ardhja e Trump në Shtëpinë e Bardhë ka krijuar një entuziazëm tek mbështetësit e Partisë Demokratike në Shqipëri.

“Vetë Donald Trump, në një mesazh drejtuar kombit amerikan, ka thënë: ‘Ne do të pastrojmë të gjithë aktorët e korruptuar në aparatin tonë të sigurisë kombëtare dhe të shërbimeve sekrete… Departamentet dhe agjencitë që janë përdorur si armë do të ndryshohen plotësisht që burokratët e pafytyrë të mos kenë më mundësi të shenjëstrojnë konservatorët, të krishterët ose armiqtë politikë të së majtës,'” tha Këlliçi.

Sipas tij shoqëria e hapur e Sorosit mbështet këtë agjendë dhe është një nga kontribuesit kryesorë për reformën në drejtësi në Shqipëri, përfshirë trajnimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Lajme
Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Lajme
Konfiskohen armë, municion e eksploziv në Leposaviq, policia do t’i japë detajet në konferencë shtypi

Konfiskohen armë, municion e eksploziv në Leposaviq, policia do t’i japë detajet në konferencë shtypi

Siguri
Nga qebapat e deri te flija - cilat janë ushqimet e preferuara të ambasadorit gjerman në Kosovë?

Nga qebapat e deri te flija - cilat janë ushqimet e preferuara të ambasadorit gjerman në Kosovë?

Lajme
KEK shpall konkurs për Kryeshef Ekzekutiv, bëhen ndryshime në menaxhment

KEK shpall konkurs për Kryeshef Ekzekutiv, bëhen ndryshime në menaxhment

Lajme
​KQZ po çalon në secilën fazë të procesit të numërimit të votave

​KQZ po çalon në secilën fazë të procesit të numërimit të votave

Lajme
Kalo në kategori