Zyrtarët rusë pohojnë se Ukraina po planifikon të përdorë një “bombë të pistë” në territorin e saj në një përpjekje për të fajësuar Rusinë për sulmin.
Organizata shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti shkroi në Telegram të dielën se “qëllimi” i “provokimit” të planifikuar është të akuzojë Rusinë për përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë, dhe në këtë mënyrë “të nisë një fushatë të fuqishme anti-ruse në botë që synon të minojë besimin në Moskë”, sipas një përkthimi të postimit.
Për më tepër, një raport i shtypit i Ministrisë së Jashtme ruse deklaroi gjithashtu se ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu “i shprehu homologut të tij francez shqetësimet e tij rreth provokimeve të mundshme nga Ukraina me përdorimin e një ‘bombë të pistë'”, raportoi Ukrinform, përcjell Telegrafi.
Por çfarë është një “bombë e pistë”?
Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), është një përzierje e eksplozivëve dhe materialeve radioaktive si pluhuri ose fishekët.
“Kur dinamiti ose eksplozivët e tjerë aktivizohen, shpërthimi bart material radioaktiv në zonën përreth”, thotë CDC në faqen e saj të internetit, shkruan Newsweek, përcjell Telegrafi.
CDC shtoi se rreziku kryesor i paraqitur nga një bombë e tillë vjen nga shpërthimi i saj, duke vënë në dukje se materialet e saj radioaktive “ndoshta nuk do të krijonin ekspozim të mjaftueshëm ndaj rrezatimit për të shkaktuar sëmundje serioze të menjëhershme, përveç atyre njerëzve që janë shumë afër vendit të shpërthimit”.
Një “bombë e pistë” nuk është përdorur kurrë në ndonjë konflikt, ka thënë Christopher Fetweis, një profesor i shkencave politike në Universitetin Tulane, për Newsweek të dielën.
“Ato janë më shumë teorike sesa reale”, citohet të ketë thënë Fettweis, i cili shtoi se ideja që ukrainasit do të përdorin një bombë të tillë në territorin e tyre është “çmenduri”.
“Më duket se kjo është një nga pjellat e imagjinatës së Putinit, që atij i pëlqen ta hedhë atje dhe ta vendosë në RT”, tha Fetweis, duke iu referuar organizatës shtetërore të medias ruse.
Fetweis shtoi se ai beson se audienca e synuar për pretendimet e Rusisë nuk është komuniteti ndërkombëtar, por populli rus.
Ai vuri në dukje se “problemi më i madh i Putinit tani në një masë të madhe” nuk është ushtria ukrainase, por opinioni publik rus.
Rusia ka të ngjarë të përdorë deklaratën për të mbledhur njerëzit kundër Ukrainës, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë “sa më shpejt të jetë e mundur”, beson se ‘kostoja dhe barra’ e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania