Marrja në pyetje e personaliteteve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Prokurorinë Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, vazhdon nga janari i këtij viti.
Nga organizata e veteranëve të luftës në Kosovë kanë thënë më herët për Radion Evropa e Lirë se, deri më tash, në intervista janë thirrur 40 vetë, në kapacitete të ndryshme.
Para Prokurorisë së Specializuar për Kosovën (të njohur si Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë) javën e ardhshme pritet të paraqitet Ramush Haradinaj.
Haradinaj e dha vetë lajmin më 19 korrik në mbledhjen e Qeverisë, kur edhe dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Kosovës. Ai tha se në Hagë duhet të shkojë si qytetar i thjeshtë e jo si kryeministër shteti.
Haradinaj tha se udhëheqja e ardhshme e Kosovës duhet të zgjidhet nga populli dhe se, pas kthimit nga Haga, do të angazhohet brenda partisë së tij, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe do të përgatitet për zgjedhje të reja.
Prokuroria e Specializuar në Hagë nuk ka publikuar informata për këtë rast, ashtu siç ka vepruar në të kaluarën.
Procedura para Haradinajt
Ligji i Kosovës për Prokurorinë e Specializuar i autorizon prokurorët për të hetuar të dyshuarit e mundshëm dhe për të mbledhur prova.
Gjatë marrjes në pyetje, i dyshuari nuk do të detyrohet të pranojë fajësinë, thuhet në ligj. Të drejtat e të dyshuarit, me të cilat njoftohet para marrjes në pyetje, përfshijnë të drejtën për të qenë i informuar se ka arsye për të dyshuar se ai ka kryer një vepër penale, të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje, e cila, megjithatë, nuk merret parasysh gjatë përcaktimit të fajit apo të pafajësisë.
I dyshuari gjithashtu paralajmërohet se çdo deklaratë që është e shkruar mund të përdoret si dëshmi. I dyshuari ka të drejtën e ndihmës së avokatit mbrojtës sipas zgjedhjes së tij.
Pasi të vërtetohet se ekziston dyshim i arsyeshëm se një person është përgjegjës për një vepër penale brenda juridiksionit të Dhomave të Specializuara, prokurori përgatit aktakuzën dhe e dorëzon atë me materiale shoqëruese te Dhomat e Specializuara.
Gjykatë për dy vjet të luftës
Kjo gjykatë ka kompetenca mbi veprat penale të kryera në Kosovë nga 1 janari i vitit 1998 deri më 31 dhjetor, 2000.
Përndryshe, Ligji, në pajtim me Kushtetutën e Kosovës, parasheh që askush të mos gjykojet para një gjykate tjetër në Kosovë për veprat që është gjykuar para ndonjë gjykate, ose para Gjykatës Ndërkombëtare për krime të rënda.
Gjykata Speciale është përgjegjëse për hetimin e krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve të tjera që lidhen me pretendimet e një raporti të Këshillit të Evropës të vitit 2011.
Në këtë raport thuhet se krimet janë kryer nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në periudhën 1998-2000.
Ky institucion, i krijuar pasi Kuvendi i Kosovës ka miratuar legjislacionin e nevojshëm, është bërë plotësisht funksional në korrik të vitit 2017, kur është miratuar Rregullorja e Procedurës dhe Provave për Zbatimin e Procedurës Penale. Në zyrat prokuroriale punojnë rreth 150 njerëz nga vende të ndryshme të botës. Gjyqtarët, 20 sish, vijnë nga 14 vende.
Në hetimin e krimeve të dyshuara aktualisht punon prokurori Jack Smith.
Prokurori i parë i ekipit të hetimeve, Clint Williamson, pas hetimeve në vitin 2014, pati thënë se ka prova që janë të mjaftueshme për ngritjen e aktakuzave.
Pas formimit të gjykatës, hetimin e krimeve të dyshuara e ka vazhduar David Schwendiman, po ashtu amerikan, por ai, në mars të vitit 2018, është larguar nga kjo pozitë, pas përfundimit të mandatit në shërbimin diplomatik amerikan. Në vend të tij ka ardhur Jack Smith.
Për të ngritur aktakuzë, prokurori i specializuar duhet të sigurojë se “ekziston një dyshim i bazuar mirë se i dyshuari ka kryer ose ka marrë pjesë në kryerjen e një vepre penale brenda juridiksionit të Dhomave të Specializuara”, në pajtim me Rregulloren e procedurës.
Veteranët e UÇK-së në protestë
Në Kosovë, për shkak të pakënaqësive me formimin e kësaj gjykate, veteranët e UÇK-së kanë mbajtur edhe protesta, ndërsa një peticion me mbi 15 mijë nënshkrime ka nxitur disa deputetë që të përpiqen të shfuqizjnë gjykatën në Kuvendin e Kosovës. Por, kjo nismë, pas reagimit të ashpër të bashkësisë ndërkombëtare, ka dështuar.
Kjo është hera e dytë që Haradinaj jep dorëheqje nga pozita e kryeministrit, në të cilën është zgjedhur në shtator të vitit 2017, me mbështetjen e partisë së serbëve të Kosovës – Listës Serbe.
Haradinaj ka dhënë dorëheqje për të njëjtat arsye edhe në vitin 2005. Atëbotë, ai i është dorëzuar vullnetarisht Tribunalit të Hagës, ku është akuzuar për krime lufte.
Shtatë vjet më vonë, më 2012, ai është liruar nga të gjitha akuzat. Ky ka qenë gjykim i përsëritur, pasi gjykata e njëjtë, më 2008, e ka shfajësuar nga akuzat për shkelje të ligjeve të luftës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania