Presidenti serbe, Aleksandar Vuçiq, zgjodhi dilemën disamujore dhe vendosi që për kryeministre të re të Serbisë të propozojë Ana Brnabiqin, ministre e deritanishme e Pushtetit Lokal. Vuçiq e ka justifikuar këtë vendim me aftësitë e saj profesionale dhe personale, por me këtë kandidaturë ai ka arritur edhe një qëllim tjetër marketingu: të gjitha vendet kanë theksuar se Serbia për herë të parë do të ketë një kryeministre dhe atë – lezbike!
Ekzistojnë disa shkaqe pse Vuçiqi ka propozuar këtë eksperte për kryeministre, shpjegon analisti Branko Radun.
“Me zgjedhjet e një personi jashtë partive politike për kryeministër, Vuçiqi ka evituar turbulencat e shumta partiake në partinë e tij, por edhe tek socialistët në koalicion. Brenda partisë së tij ka pasur shumë kandidatë që kanë pretenduar këtë post, ndërkohë edhe lideri i socialistëve, Ivica Daçiq, ka shpresuar se sërish do të kthehet në postin e shefi të Ekzekutivit. Ndërkohë mendohet se një femër e kalibrit të këtillë do të ketë një komunikim shumë më të mirë me Perëndimin”, mendon Radun. “Me zgjedhjet e ekspertëve mundësohet zgjidhja më e lehtë e problemeve, sepse zgjidhja e tyre nuk varet prej klaneve politike”!
Por, kryeministren e re e presin vendime shumë të rënda. Ndaj shtrohet pyeta si është e mundur që një politikane pa përvojë të zgjidhë këto probleme të rënda?
Branko Radun thotë se Ana Brnabiq do të mbështetet nga autoriteti i Vuçiqit, por ai nuk është optimist i madh se kjo do ta ndihmojë tepër për zgjidhjen e problemeve.
“Klanet e mëdha politike dhe ajo që quhet problem i shtetit të Serbisë do të jenë problem, sepse Serbinë e presin reforma të mëdha në ushtri, shërbimet e sigurisë dhe në ekonomi. Ndërkohë që në Serbi kemi një sistem të klaneve që funksionon gjithandej. Ana Brnabiq do ta ketë mbështetjen e Vuçiqit por nuk dihet nëse kjo do të mjaftojë“, thotë ai.
“Mendoj se Vuçiqi ka vendosur për të edhe për të evituar konkurrencën e mundshme nga ndonjë kryeministër i fuqishëm”, mendon analisti Dragolub Petroviq, kryeredaktori i gazetës “Danas”. “Ana Brnabiq nuk mund t’ia marrë partinë Vuçiqit, siç ka bërë ai me ish-kryetarin e SNS, Tomisllav Nikoliq“.
Nga ana tjetër shtrohet edhe çështja e autoritetit të saj, sepse në kabinetin qeveritar do të ketë shumë politikanë me përvojë dhe autoritet. Dragolub Petroviq mendon se Brnabiqć do ta ketë shumë të vështirë.
“Në Qeveri do të ketë jo vetëm politikanë me përvojë, por edhe lojtarë të ndyrë politikë, të cilët janë besnikë ndaj Vuçiqit. Ndaj, besoj se kryeministrja do të ketë shumë më pak pushtet se Vuçiqi“, thotë ai.
Mediat serbe kanë dhënë vlerësime të ndryshme në kohën para bërjes publike të emrit të kryeministres së re. Është thënë madje se Ivica Daçiqi do të rrëzojë qeverinë, në rast se nuk bëhet kryeministër. Branko Radun mendon se SNS do të jetë e pakënaqur për shkak se mandati i është besuar një personi jashtë partisë. Megjithatë, Radun nuk pret ndonjë tensionim të madh, për shkak të autoritetit të Vuçiqit. Vuçiqi do të humb mbështetjen e opinionit konservator për shkak të orientimit seksual të kryeministres (lezbike), por do të fitojë mbështetjen e opinionit liberal.
Orientimi seksual i Ana Brnabiqit do të jetë temë e trajtuar gjatë tërë mandatit të saj. Në disa media thuhet se kjo përzgjedhje e Vuçiqit do të ketë efekt të mirë marketingu.
“Presidenti është mjeshtër i marketingut”, thotë Dragoljub Petroviq. “Ai e di që përzgjedhja e tij nuk do t’i pëlqejë shumë zgjedhësve në Serbi, por do të pëlqehet nga shumë partnerë perëndimorë. Ndërsa, sa i përket Rusisë, mbështetja do të forcohet pasi të vijnë në Serbi Migët e parë nga ky vend. Pra kemi një lloj politik,e ku secili do të gjejë ndonjë shkas për të mbështetur Vuçiqin dhe qeverinë, që punën e mbështet si tek LGDP edhe tek Migët”! /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhvillimet e fundit në Gjermani, reagon edhe ish-kancelarja
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’
Rubio: Grenlanda është interesi ynë kombëtar, nuk është shaka
Çfarë dimë deri tani rreth përplasjes mes aeroplanit dhe helikopterit?
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?