LAJMI I FUNDIT:

Çfarë duhet pritur nga “Mission Impossible 5” (Video)

Çfarë duhet pritur nga “Mission Impossible 5” (Video)

Vazhdimi i pestë i “Mission Impossible” do të arrijë në kinema gjatë verës, ndërsa në internet është publikuar paraqitja e shkurtër e asaj se çfarë duhet të presin fansat e këtij filmi.

“Mission: Impossible Rogue Nation” do të quhet vazhdimi i radhës, regjinë e të cilit është duke e bërë Christopher McQuarrie.

Krahas Tom Cruise, në ekipin e aktorëve bëjnë pjesë edhe Jeremy Renner, Simon Pegg, Alec Baldwin, Rebecca Ferguson etj.


Premiera e këtij filmi fillimisht ishte caktuar për muajin dhjetor, mirëpo do të shfaqet pesë muaj më herët, në mënyrë që të mos ndeshet me premierën e filmit të ri për James Bondin, “Spectre”. /Telegrafi/