LAJMI I FUNDIT:

Çfarë do të ndodhë gjatë këtij viti?

Çfarë do të ndodhë gjatë këtij viti?

Zgjedhje presidenciale, politika të reja sociale, fenomene të rralla natyrore, lojërat olimpike, vendime të rëndësishme politike – 2016-a premton shumë ngjarje interesante.

Ja cilat janë disa nga faktet interesante që do të ndodhin gjatë këtij viti.
1. 2016-a është viti i 2016-të i erës sonë (CE), viti i 16-të i mijëvjeçarit të 3-të, viti i 16-të i shekullit të 21-të dhe viti i 7-të i dekadës së 2010-ës.

2. 2016-a është vit i brishtë, kështu që do të kemi një ditë ekstra në shkurt – datën 29.

3. Më 5 gusht, 2011, NASA nisi anijen e dytë si pjesë të programit për zbulimin e kufijve të rinj (New Frontiers Program), Juno. Pas gati pesë vjetësh, anija Juno pritet të arrijë Jupiterin më 4 korrik 2016.


4. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të zgjedhin presidentin e 45-të më 8 nëntor, 2016.

5. Rio de Janeiro do të presë këtë vit Lojërat Olimpike, që do të nisin më 5 gusht. Më shumë se 10 000 atletë nga më shumë se 200 vende të ndryshme të botës do të marrin pjesë në këtë ngjarje.

6. 2016-a është viti i 4713-të në kalendarin kinez. Sipas tij, 2016-a është viti i Majmunit të Kuq. Majmuni është një kafshë e zgjuar dhe mjaft vigjilente. Po ashtu, ky vit është edhe simbol i metalit dhe i drurit.

7. Datat 04.04.2016, 06.06.2016, 08.08.2016, 10.10.2016 dhe 12.12.2016 bien të gjitha në të njëjtën ditë — e hënë.

8. Më 9 maj, 2016, Mërkuri do të vendoset në një pozicion të rrallë, në orbitën mes Tokës dhe Diellit. E njëjta lëvizje e Mërkurit do të ndodhë në vitin 2019 dhe më pas, në 2039-ën.

9. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e ka përcaktuar 2016-ën si Viti Ndërkombëtar i Pulses – një lloj fasuleje e njohur për sasinë e lartë të proteinave dhe vlerat e larta ushqyese. Nisma ka për qëllim të nxjerrë në pah të gjitha përfitimet që vijnë nga kjo perime bishtajore.

10. 2016-a do të ketë gjithashtu edhe realizime të rralla sa u përket serialit të filmave si "X-Men: Apocalypse" (2016), "Deadpool" (2016) dhe "Rogue One: A Star Wars Story" (2016).

11. El Niño – kështu quhet fenomeni i njohur natyror, i cili ka shkaktuar zjarret shkatërruese në Indonezi, përmbytjet në Jemen dhe temperaturat e larta në të gjithë globin (përfshirë edhe dimrin e ngrohtë në disa vende të Shteteve të Bashkuara). Gjatë pranverës, fenomeni që përsëritet çdo dy vjet, pritet të jetë nga më të fortët – madje mund të sjellë dëme serioze. Thatësira në Afrikë, për shembull, ka çuar në mungesa masive të ushqimeve. El Niño mund të shoqërohet me stuhi të forta mbi Oqeanin Paqësor dhe pritet që ngrohja globale të ketë efekte edhe më shkatërruese gjatë këtij viti.

12. Rreth 90 milionë çifte kineze, tani do të lejohen të kenë një fëmijë të dytë, pa pasoja ligjore. Kjo, për arsye se rregullat e reja të politikave sociale i kanë lejuar kombit edhe një fëmijë më shumë në familje, shkruan revista class. Ligji hyn zyrtarisht në fuqi në muajin mars.

13. Nënë Tereza do të ketë një emër tjetër: E shenjtë. Fituesja e çmimit Nobel, e cila vdiq në vitin 1997, do të shenjtërohet nga Papa Françesku në shtator. Papa e ka marrë vendimin për t’i bërë një mrekulli të dytë nënës së të gjithë botës dhe ndihmës që ajo u dha në Indi njerëzve të varfër.

14. Britanikët në qershor do të vendosin nëse duan ose jo të largohen nga Bashkimi Evropian. Të gjithë mbështetësit e të ashtuquajturës "Brexit" thonë se pushteti britanik do të jetë më i madh dhe ekonomikisht më i mirë, pa qenë nevoja të respektojnë rregullat dhe burokracitë si një ndër 28 shtetet e Bashkimit Europian.

15. “Nuk ka dyshime që kjo është epoka e reformës për legalizimin e marijuanës, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, por në mbarë botën” – ka thënë Allen St. Pierre, Drejtor Ekzekutiv i Organizatës Kombëtare për Reformën e Ligjeve të Marijuanës.

16. Kina është e vendosur për të përfunduar radio-teleskopin më të madh në botë gjatë këtij viti. Teleskopi ka përmasa rreth 500 metër të aparaturave sferike, do të jetë shumë i shpejtë dhe, sipas mediave shtetërore, do të përçojë sinjalet e yjeve apo shenja të tjera nga një largësi prej dhjetëra-miliarda vite dritë. /Telegrafi/